PD-PS, replika për flamurin e NATO-s
Zedheneset e dy partive kryesore, PS-së dhe PD-së kane komentuar incidentin e ndodhur nje dite me pare ne Tirane, gjate koncertit per 1 majin, ku u perdhos flamuri i NATO-s.
"Militant të Partisë Socialiste shkelmuan dhe i vunë flakën flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, flamurit të Natos, flamurit të lirisë së Shqiptarëve. Para këtij akti të turpshëm e të dënueshëm që fakton se bijtë nuk i lënë gjë mangut etërve në ideologjinë e tyre, udhëheqja tjetër e Partisë Socialiste me verbëri dhe skllavëri të plotë hesht duke dëshmuar kështu se ka qënë porositëse dhe organizatore e tij", tha Erla Mehilli, zedhenese e PD-se.
"Hedhim poshtë me neveri shpifjen e ulët, se në protestën tonë është djegur flamuri i NATO-s. Akuzojmë në mënyrë të drejt për drejtë televizionet e Sali Berishes, për manipulim të qartë grafik me imazhe filmike që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me protestën që e gjithë bota pa në mbrëmjen e 30 prillit. Kështu që ne nuk na ndal asnjë gënjeshtër dhe asnjë presion, beteja jonë vazhdon", deklaroi Armela Imeraj, zedhenese e PS-se.
Elona Gjylmi < I mëparshmi