Berisha, takim me Dhomën Amerikane
Kryeministri Berisha është njohur më nga afër me problemet që shqetësojnë bizneset private vendase e të huaja. Dhoma Amerikane e Tregtisë ka zhvilluar dje një takim pune me Kryeministrin e vendit, ku Presidenti i AmCham z.Philip Bay ka njohur kreun e qeverisë me punën që bën dhoma në mbrojtje të interesave të biznesit dhe zhvillimin e klimës së biznesit në vend. Gjatë takimit u diskutua edhe mbi ligjet e fundit që kanë kaluar për miratim në Parlament që nga ligji i "Shoqërive Tregtare", ligji i "Procedurave Tatimore" apo ligji i "Falimentit". Ligjet në fjalë kanë kundërshtuar fort nga Dhoma Amerikane, sidomos për "ligjin e gjobave". Me iniciativën e disa shoqatave të biznesit në vend, ku rol kryesor luajti AmCham, Gjykata Kushtetuese mori vendimin për shfuqizimin e një pjese të ligjit në fjalë.