E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sefgjini, certifikata për tatimorët

Në ditët e fundit, punonjësit e administratës tatimore në rang vendi kanë marrë një trajnim të specializuar rreth mënyrës së zbatimit të ligjit të ri "Për procedurat tatimore". Trajnimi i 36 tatimorëve u mbështet nga projekti i Sfidës së Mijëvjeçarit për Shqipërinë, ku përveç ligjit, punonjësit u trajnuan nga specialistë ndërkombëtarë dhe për strukturën e re organizative të administratës tatimore. Në përfundim të trajnimit, në shpërndarjen e certifikatave mori pjesë dhe drejtori i Përgjithshëm i DPT-së, Arben Sefgjini. Gjatë muajve qershor dhe korrik, specialistë ndërkombëtarë dhe vendas do të trajnojnë punonjësit tatimorë edhe në fushën e mbledhjes së tatimeve, kontrollit dhe apelimeve, me synimin e ndërtimit të një administrate tatimore moderne, efektive dhe të ndershme në Shqipëri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›