E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim me Kryetarin e Bashkisë së Selanikut Boutaris

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Kryetarin e Bashkisë së Selanikut Yiannis Boutaris, i cili shoqërohej dhe nga Ambasadori i Greqisë në Tiranë Nicolas Pazios.
Në takim u rikonfirmua vullneti për të nxitur intensifikimin e investimeve dhe shkëmbimeve ekonomike të ndërsjella, si një faktor themelor për rritjen ekonomike dhe mirëqenien e qytetarëve.
Kryeministri Berisha e falenderoi Kryebashkiakun Boutaris, për mikpritjen dhe mbështetjen që qyteti i Selanikut, iu ka dhënë mbi 70 mijë shqiptarëve dhe familjeve të tyre, të cilën jetojnë dhe punojnë sot atje.
Kryetari i Bashkisë Boutaris informoi kryeministrin se gjatë kësaj vizite do të zhvillojë takime me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, për të evidentuar të gjitha fushat ku mund të zhvillohet një bashkëpunim intensiv midis Tiranës dhe Selanikut, si edhe do të nënshkruajë marrëveshjen e binjakëzimit me qytetin e Durrësit, e cila parashikon një sërë aspektesh ku pritet të ndërtohet një bashkëpunim frytdhënës midis këtyre dy qyteteve porte të rëndësishëm të Rajonit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›