E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta me raporterët e KiE: Shqipëria e meriton statusin

Dy raporterët e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës vijojnë edhe sot axhendën e takimeve në Tiranë. Gjatë paradites ata janë takuar me kryetarin e LSI, Ilir Meta ku u diskutuar për situatën politike në vend dhe reformën zgjedhore.
 

Në fjalën e tij, Meta ka shtuar se reforma zgjedhore është kyçe për demokracinë ndërsa ka shtuar se sistemi elektoral duhet të të garantojë përfaqësimin real të votës. Ndërsa i është referuar proceseve integruese të vendit, Meta ka theksuar se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat të BE brenda vitit.

Gjatë ditës së djeshme, dy raporterët Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco takuan delegacionin shqiptar në KiE, ku u njohën me situatën politike në vend. Po ashtu ata u takuan me anëtarët e komisionit të reformës parlamentare, dhe kryetarin e PS Edi Rama. Sipas njoftimit të selisë rozë mësohet se kryetari i PS ka vënë në dukje angazhimin e Partisë Socialiste për kryerjen e reformave të kërkuara për integrimin europian të vendit duke theksuar se opozita ka ofruar konsenus për miratimin e ligjeve me 3/5.
 

Kryesocialisti është ndalur në problemet serioze që shqetësojnë vendin siç është mungesa e zbatimit të ligjit, korrupsioni, problemet e gjyqësorit si dhe në domsodoshmërinë e zgjedhjes së një Presidenti mbi palët përmes një procesi në frymën e Kushtetutës së vendit.

Gjithashtu raporterët janë takuar edhe me anëtarët e KQZ. Vizita e raporterëve do të mbyllet sot me një konferencë për shtyp gjatë pasdites.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›