Këngët për Kosovën që ndezën skenat e qyteteve gjermane
Në Nuremberg mbërritëm aty afër mbrëmjes. Po atë natë ansambli do të jepte shfaqje, prandaj shkuam drejt e në sallën e koncerteve për t’u njohur me skenën. Nga koncertet e para u befasuam nga pjesëmarrja e shumtë e emigrantëve shqiptarë, që shpërthenin sallat me duartrokitje.
Ymer Minxhozi
Para godinës së teatrit, midis atyre që na prisnin, ishte dhe korrespondenti i gazetës “Arbajt cajtung” Bert Fuks, i cili ishte ngarkuar nga gazeta e tij të shoqëronte turneun e ansamblit shqiptar. Ai më drejtohet me një tufë gazetash në duar e më thotë:
- I kam sjellë për ju. Të gjithë shkruajnë për shqiptarët. Shkruajnë shumë mirë. Urime!
Hollet e hoteleve ku qëndronte ansambli, gjithmonë ishin plot me vizitorë, emigrantë, ata prisnin aty deri në orët e para të mëngjesit. Kështu ndodhi edhe në Nuremberg. Këta njerëz të panjohur bëheshin menjëherë të afërt me ne; ata u drejtoheshin pjesëtarëve të ansamblit sikur t’i kishin kushërinj, edhe pse nuk i kishin parë asnjëherë. Koncertet vazhdonin deri afër mesnatës, por vizitorëve nuk u mungonte durimi, prisnin e prisnin me fytyra të qeshura e gjithë kuriozitet. “Kur je jashtë atdheut, çdo njeri që vjen nga Shqipëria të duket njeriu yt”. Këtë shprehje e dëgjoje shpesh gjatë takimeve. Pjesëtarët e ansamblit, ndryshe nga herët e tjera, kësaj radhe kishin marrë porosi të mos u shmangen takimeve e bisedave me ata që vijnë për t’i takuar, por, natyrisht, pa hyrë në politikë: ne kemi ardhur këtu vetëm për të dhënë koncerte, jo për të bërë debate: për ne, të gjithë ata që vijnë e na përshëndesin, janë njëlloj.
Kjo i kish çliruar disi njerëzit dhe takimet ishin me të vërtetë të përzemërta dhe pa asnjë incident e keqkuptim.
Midis atyre që mbushnin hollin, m’u duk se më zuri syri një fytyrë të njohur, por nuk arrita të kujtohesha se ku e kisha parë. Edhe ai po më vështronte me interes, por kur vështrimet tona u takuan, ai largoi sytë nga unë dhe bëri sikur s’më pa.
Një bashkëkohës i Moisiut
Të nesërmen kishim një paradite të lirë dhe bashkë me Panajot Kanaçin, Dhimitër Lazen dhe Arben Spahiun shkëputemi dhe i afrohemi kishës së Shën Sebaltit.
Përmes portës së madhe të hapur vinin tingujt e organos. Si me ndrojtje, ne hymë në korridoret e gjëra pa njerëz. Muzika e Bahut tani vjen më e plotë, ajo zbret nga lart dhe mbush sallën e meshës, korridoret e kthinat dhe sundon mbi të gjithë ato mjedise të zbrazëta. Pranë nesh kalon një çift, një plak dhe një plakë, të zënë dorë për dore. Të dy ishin shumë të moshuar dhe nuk kuptoje se cili prej tyre po ndihmonte tjetrin. Plaku mbështetej edhe mbi një bastun në dorën e djathtë. Ai më shumë tërhiqej se ecte. Çifti vajti e u ul në një stol të gjatë afër derës, fare pranë nesh. Ne, duke përfituar nga mungesa e publikut në sallë dhe nga të qenit shqiptar (zakonisht ne flasim me zë të lartë në ambiente publike), po komentonim çka shihnim. Siç duket, plakut i bëri përshtypje gjuha jonë, e panjohur për të, dhe tha, duke ngritur dorën lart:
- Bah!... Muzika Bah...! - Bahu, - tha plaku me zërin që i dridhej si një fije teli përballë erës së fortë, - Bahu është babai i muzikës gjermane. Pa Bahun s’do të kishim Moxartin dhe pa Moxartin s’do të kishim Bet’hovenin.
Panajoti na përktheu fjalët e plakut dhe ne iu afruam çiftit të ulur në stol. Fytyra plot rrudha e plakut u përshkua nga një e qeshur fëmije. Me dorën e majtë fërkonte mjekrën e bardhë borë. Fjalët i lëshonte më të rrallë dhe pas çdo fraze merrte frymë thellë.
- Albania, da? – pyeti ai edhe njëherë, kësaj radhe në rusisht.
- Ja, ja, - i përgjigjet Panajoti.
- Kam dëgjuar... jo, jo, kam njohur një shqiptar, - vazhdoi plaku.
Natyrisht ne u befasuam, por Panajoti i dha shpjegimin e vet: Ai u kthye nga unë dhe më thotë me zë të ulët:
- Këtu ka plot kosovarë.
- Si e quanin atë shqiptarin? – e pyes unë.
- Po, po... e quanin Aleksandër... Aleksandër Moisiu. Njeri i shquar ka qenë. Edhe ju e njihni?
- Është aktori ynë i madh, - i thotë Panajoti. – Po ju nga e njihni?
Plaku nisi të shpjegonte se si për një kohë të gjatë, që nga vitet e para të shekullit të 20-të, ka punuar në Bibliotekën Kombëtare të Berlinit.
- Aty unë kam njohur Rajnhardin, Maks Rajnhardin, regjisorin e madh. E kam pasur mik, - tha ai, - vinte gjithnjë në bibliotekë. Ai ka shkruar një libër për shqiptarin Moisiu dhe mua ma ka dhënë me autograf. Libri ka në kopertinë portretin e madh të Moisiut, të skicuar bukur.
- Po vetë Moisiun a e keni parë ndonjëherë? – vazhdon të pyesë Panajoti.
- E ka parë, posi... Në skenë e kam parë. Nuk kam biseduar me të.
- Në cilën skenë e keni parë? – ndërhyj unë.
- Nuk më kujtohet viti, po e kam parë në skenën e teatrit të Hamburgut. Aty kishte ardhur edhe Rajnhardi... .
- Çfarë dini tjetër për Moisiun? – vazhdon të pyesë Panajoti.
- Ai ka qenë martuar me një vajzë gjermane, artiste edhe ajo, nga Bavaria. Ka luajtur në teatër dhe ka vdekur vonë, nuk më kujtohet viti. Po... shqiptari ka marrë me vete në varr edhe një unazë të famshme, quhet unaza e Inflandit. Ia ka hedhur mbi trup vetë Albert Basermani që e mbante deri atëherë...
_Ju e keni lexuar librin e Rajnhardit?, pyeti pastaj ai.
- Jo, nuk e kemi lexuar, nuk na ka rënë në dorë, - i tha Panajoti.
- Më vjen keq. Unë e kam me autograf. Rajnhardi ishte njeri i madh, ai e donte shumë Moisiun...(Librin e Rajnhardit për Mosiun unë arrita ta siguroj përmes miqve në Gjermani, por më vonë bëra gabimin dhe ia dhashë një njeriu të Kinostudios, “për t’i hedhur një sy” dhe, me gjithë këmbënguljen time, nuk ma ktheu më. Me sa jam në dijeni, ai libër shumë interesant akoma mbahet i fshehur dhe nuk është përkthyer në shqip).
Çifti na përshëndeti edhe njëherë me lëvizjet e kokës dhe u largua.
- Si është e mundur, - thoshte Panajoti - unë s’kam dëgjuar që Rajnhardi të ketë shkruar libër për Moisiun. Kushedi sa libra për Shqipërinë do të ketë në bibliotekat gjermane, - konkludoi ai.
Pas dy orësh ne u nisëm për në Hamburg. Do të udhëtonim natën dhe atje do të mbërrinim në orët e para të mëngjesit. Në karrigen përbri kisha Dhimitër Lazen, përgjegjësin për sigurinë e ansamblit. Në bisedë e sipër i thashë se kemi parë aq shumë njerëz gjatë këtyre ditëve, saqë unë i ngatërroj fytyrat me emrat dhe më duket se s’mbaj mënd e s’di të dalloj njërin nga tjetri. I tregova Dhimitrit për njeriun që më mbeti si enigmë në hollin e hotelit. Akoma ajo fytyrë më ngacmonte kujtesën, por nuk arrija të bashkoja emrin me figurën. Kur ia përshkova personin që më kish ngelë peng dhe i thashë se ai kishte ardhur bashkë me një fëmijë biond, Dhimitri u gjallërua menjëherë dhe u kthye nga unë:
- Mos e ke fjalën për Fiqiri Vaqarrin?
Në çast në kujtesën time u ndez një llambushkë:
- Pse, Fiqiri Vaqarri ishte?
- Po, ai vetë. Bisedova me të. Si emër e kam pas dëgjuar, por nuk e kisha njohur më parë. Ma prezantoi njëri nga kosovarët.
- Po pse nuk më thirre dhe mua?
- Ai të njihte, po m’u duk se nuk deshi të të takonte. “Më vjen zor– më tha. – Ai dikur ka shkruar për mua një faqe gazetë. Kushedi se çfarë do të thotë, unë jam i ikur”. - Është e vërtetë se ti ke shkruar për të dhe e ke lavdëruar? – pyeti Dhimitri.
- Po, e vërtetë është. Tani më kujtohen të gjitha. Fiqiriu ka qenë linotipist i stabilimentit “Bashkimi” në Tiranë, ka qenë linotipisti më i mirë në të gjithë Shqipërinë. Qe shpallur “stahanovist”, siç ishte atëherë. E ftonin në presidiume, e merrnin si shembull në të gjitha mbledhjet e punëtorëve të dalluar, shkruanin gazetat. Kështu shkrova dhe unë një faqe të tërë në gazetën “Puna”.
- Po pastaj, ç’ndodhi?
- Pastaj e dërguan në Gjermaninë Lindore, në Laipcig, për specializim dhe një ditë morëm vesh se kishte kaluar në Gjermaninë Perëndimore e nuk u kthye më.
- Më tregoi edhe mua diçka, - tha Dhimitri, - por jo gjithë këto hollësira që po më tregon ti. Kam ikur herët, më tha dhe kaq. As unë nuk desha ta trazoj më tej.
- Po, duhet të ketë qenë viti pesëdhjetë e dy, nuk më kujtohet ekzakt.
Në Hamburg
Në Hamburg mbërritëm në orën dy të mëngjesit. Në oborrin e hotelit na priste një grup shqiptarësh të ardhur jo vetëm nga qyteti e rrethinat, por edhe nga Berlini, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo paralajmëronte një koncert të stuhishëm në vendlindjen e Mendelsonit dhe të Bramsit. Në hotel, gjej një ftesë të revistës “Geo”, që del në Hamburg, e përafërt me revistën amerikane “National Geografic”. Pas një bisede njohëse në redaksi, kryeredaktori i revistës më kërkoi të dërgonte një gazetar dhe një fotograf në Shqipëri për një reportazh të gjatë. Ja miratova dhe ramë dakord për ardhjen e tyre në Shqipëri. Fotoreportazhi i tyre në “Geo” u botua afro një vit më vonë, në numrin 3/1984.
Zoti Colodimus punonte në Hamburg që prej njëzet e pesë vjetësh dhe e konsideronte Gjermaninë si atdheun e tij të dytë. Ai më përcolli deri te makina dhe, në bisedë e sipër, më tha:
“Në redaksinë tonë punon edhe një grua shqiptare. Ajo sot erdhi duke qarë sepse mbrëmë i ka telefonuar dikush dhe e ka kërcënuar të mos shkojë në koncertin e shqiptarëve. Për telefonata të tilla më kanë sinjalizuar edhe të tjerë, prandaj unë kam njoftuar policinë, sidomos për rastin e punonjëses sonë shqiptare. Me sa duket, dikush përpiqet t’ju sabotojë koncertin, gjë që nuk mund të arrihet, po ju duhet ta dini”.
- Kush mund të jetë ky “dikush”? – e pyes unë.
Ai qeshi dhe pastaj u përgjigj:
- Ju e dini se Gjermania ka shumë të ardhur nga Serbia... Por, siç iu thashë, këto janë përpjekje të kota. Atë mbrëmje, në sallën e koncerteve, Colodimos më prezantoi me dhjetëra gazetarë dhe intelektualë të Hamburgut, profesorë të universitetit, artistë të filmit dhe drejtues të institucioneve kulturore.
Kënga më e stuhishme në koncertin e Hamburgut qe ajo mbi kurbetin, kënduar nga Liri Rasha. Ajo këngë s’kishte të bënte aspak me politikën apo me “Shqipërinë komuniste”. Kënga prekte një plagë sociale, që ngacmonte thuajse gjysmën e atyre që ishin në sallë.
Ndërsa Liri Rasha këndonte, qe e pamundur të vendosej qetësia: spektatorët ngulnin këmbë në përsëritjen e saj jo vetëm njëherë.
Dikujt i rridhnin lotët dhe, ashtu i dehur nga melodia dhe fjalët prekëse, thërriste me të madhe që këngëtarja të vazhdojë. Atëherë drejtuesi artistik ndërhyn dhe e tërheq Lirinë pas perdes e i thotë të mos dalë më përpara publikut se “po pengonte programin”.
Atëherë shkova prapa perdes dhe e gjej Lirinë duke qarë. Unë, ndofta pa të drejtë, vura “veton administrative” dhe Liria doli përsëri në skenë e vazhdoi këngën.
Menjëherë pas “Kurbetit’ vinte kënga tjetër po aq emocionuese për spektatorët: “Gryka e Kaçanikut”.
Kaçanik o shkëmb e gur
Vritesh e pritesh për flamur
Për flamurin e Skënderit
Luftojnë djemtë e Idriz Seferit.
Mjaftonte kjo strofë e këngës dhe salla merrte “flakë”. Atë natë koncerti zgjati sa dyfishi i kohës së planifikuar.
“Rron or rron e s’vdes shqiptari”
Në Bremen, na priste koncerti i parafundit.
Midis atyre që kanë dalë për të na përcjellë shoh përsëri dy vajza, veshur me të njëjtën bluzë, ku vizatohej shqiponja me dy kokë dhe që të dyja mbanin në duar nga një flamur shqiptar me shtizë. Në një shirit të kuq, të hedhur krahaqafë, kishin shkruar me germa të mëdha fjalët: “Rron or rron e s’vdes shqiptari”.
Vajzat veshur me bluzën–flamur afroheshin dhe na japin dorën të gjithëve. Bashkë me to afrohet një burrë i thyer në moshë, i cili na thotë se janë vajzat e tij dhe ka mbërritur aty nga Bostoni i SHBA-së vetëm për të parë koncertin.
- Si t’i quajnë vajzat?. E pyeta.
- Të madhen Shqipe, të voglën Argjiro...
U ndava nga ai njeri me zemër të trishtuar. Edhe sot më del përpara fytyra e hequr e atij burri, që kishte frikë se i humbet varri në dhe të huaj.
Hanoveri, ndalesa e fundit
Hanoveri, ndalesa dhe koncerti ynë i fundit. Gjatë vizitës dhe koncertit në Bremen ishim impresionuar nga pritja dhe biseda me ministrin e Kulturës së Landit, Horst Werner. Ai qe ndër njerëzit më interesantë që kemi takuar gjatë gjithë këtij turneu. Ai qe krejt i lirshëm në bisedë, larg çdo hijeje zyrtarizmi. Werner i kishte shumë qejf batutat dhe më kujtonte Misto Treskën.
“Unë i pashë me vëmendje vallet tuaja, dëgjova këngët dhe meloditë aq të ëmbla e të larmishme, - tha Werner në përshëndetjen e tij, - dhe mendja më shkoi tek qielli i kaltër mesdhetar. Tek ju duhet të ketë shumë ngjyrë, shumë larmi, dhe më bën përshtypje se si një vend, që nuk është dhe aq i pasur, është në gjendje të përgatisë dhe të mbaje ansamble të tilla të shkëlqyera, edhe pse shumë të kushtueshme. Me këtë nuk them se ju po bëni shpenzime të kota: një kolektiv artistik si ky është pasuri kombëtare, është me vlera të pallogaritshme”.
Pas kësaj hyrjeje, biseda me ministrin kaloi në shkëmbimin e dialogëve të këndshëm me pjesëtarët e ansamblit Zekthi, Cingu, Çeliku, Birko, Lubonja, Kaimi e pjesëtarë të tjerë të grupit të valleve, që kishin ardhur me kostumet e skenës.
Kur u ndamë me zotin Werner, kishte trokitur mesnata. Unë falënderova për pritjen shumë miqësore dhe urova që të shihemi sa më shpejt në Tiranë. Mirëpo kjo s’qe e thënë. Propozimi për të ftuar ministrin e Kulturës së Bremenit për një vizitë turistike u vend nëpër dosjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe në fund u “varros”, siç u tha atëherë, në dosjet e ambasadës tonë në Vjenë.
Rikthimi pas 17 ditësh
Kështu kaluan 17 ditë e net të bujshme, kishim marrë me vete duartrokitjet e dhjetëra mijëra spektatorëve të Munihut, Hamburgut, Nurembergut, Bremenit, Hanoverit, Sindefingenit.
Pas këtij turneu, për artistët tanë, dhe jo vetëm për ata, Gjermania nuk ishte më “Terra incognito”.
Perdja e të panjohurës kishte marrë një të çarë, ne ishim mirëpritur jo vetëm nga publiku i gjerë, por edhe nga personat zyrtarë, nga shtypi, nga shqiptarët që jetojnë e punojnë atje. Ne ktheheshim në Atdhe zemërlehtësuar.
Ishte data 28 prill. Mëngjesi qe i kthjellët dhe i freskët. Alpet e Bavarisë shiheshin qartë sepse natën kishte rënë shi dhe ajri qe i tejdukshëm. Në aeroportin e Munihut kishin dalë për të na përcjellë të njohur të rinj, njerëz që na kishin shoqëruar gjatë këtyre dy javëve.
Ata janë gjermanë që na urojnë me fjalën shqipe: “Mirupafshim”. Ata janë shqiptarë të ardhur nga ana e anës e duan të nxjerrin mallin e t’u urojnë rrugë të mbarë e takim të shpejtë, vëllezërve e motrave nga toka mëmë. Ne linim pas miq të rinj, njohje të reja, buzëqeshje, madje dhe lot. Kjo është gjuha magjike e artit.
Tek shkallët e aeroplanit afrohen katër të rinj, dy djem e dy vajza, me bluza të bardha e shall kuq e zi. Ata mbajnë në duar një tufë të madhe me lule të freskëta, të paketuara në letër telefoni dhe na luten për ta sjellë në Tiranë.
Brenda dy orëve ne zbritëm në aeroportin e Tiranës. Sa afër e sa larg ishte Gjermania!
Në Rinas, të parët zbresin shkallët e avionit Vaçe Zela e Besim Zekthi – dy veteranë të shquar të Ansamblit të Shtetit. Ata mbajnë lart buqetën e madhe të luleve të sjella nga Gjermania.
Gjatë dy javëve në Gjermani ne morëm shumë lule e duartrokitje për folklorin, shumë manifestime miqësie, por politika shqiptare ecte aq ngadalë, sikur njerëzit të kishin jo një, por dy jetë!