Meta: Rama, autokritikë për pushtetet që i dha Berishës
"Nëse miku im Rama, ka vërtet ato mendime për Sali Berishën, për rrezikun që Berisha i kanos zgjedhjeve në Shqipëri, atëherë ai duhet të bëjë një autokritikë të madhe për të gjitha pushtetet, që i dha Sali Berishës në natën e 21 prillit".
BLEDAR HOTI
Kështu ka deklaruar kreu i LSI-së, Meta në lidhje me sulmet e bëra ndaj tij nga kreu i PS-së, Edi Rama për zgjedhjet e Kasharit. Gjatë takimit në Selitë me simpatizantë dhe anëtarë të LSI-së, Meta theksoi se "rezultati i zgjedhjeve të Kasharit ishte një tregues i presionit të jashtëzakonshëm të Qeverisë, të shtetit, nga ministrat e kabinetit të Qeverisë, të cilët ishin atje pikërisht për të ndikuar mbi rezultatin e zgjedhjeve të 27 korrikut". "Jo vetëm kaq, por ne si LSI ishim në garë me Partinë Demokratike dhe shtetin, sepse ndaj mbështetësve të LSI u bënë shumë presione pa asnjë arsye nga ana e policisë e deri tek shantazhet e tjera të bëra nga përfaqësues të shtetit", tha lideri i LSI-së. Duke iu referuar deklaratës së kryetarit të PS-së, që u justifikua për humbjen e zgjedhjeve të Kasharit, Meta theksoi se, "unë vërtet jam çuditur kur kam dëgjuar pas 72 orësh kryetarin e PS-së, i cili foli në mënyrë të papërgjegjshme dhe tepër kontradiktore, për një ngjarje që duhet analizuar me përgjegjësi dhe me seriozitet". Meta duke bashkëbiseduar me përfaqësuesit e këtij komuniteti, shprehu shqetësimin e tij për Qeverinë e Kryeministrit Berisha, e cila e ka lënë në harresë këtë zonë. Sipas tij, për fat të keq ndaj këtij komuniteti nuk është mbajtur asnjë premtim serioz dhe pavarësisht se ndodhet në kryeqytet, ky komunitet ndihet i pa integruar. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm, Petrit Vasili u shpreh se për LSI-në, tani është koha për të nënshkruar një kontratë bashkëpunimi me të gjithë shqiptarët për ta larguar njëherë e mirë Sali Berishën nga politika shqiptare, si të vetmen mënyrë që vendi ynë të ecë para. Në këtë takim merrnin pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili, kryetarja e LRI-së, Erisa Xhixho si dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI së Tiranës, Elez Gjoza.