Fëllëza, historia e përfunduar me vdekjen tragjike
Çifti Minir dhe Fëllëza Muço, që u gjendën të vetëvrarë dy ditë më parë në dhomën e takimeve speciale të burgut të sigurisë së lartë në Peqin, kanë pasur një martesë fatkeqe.
KORÇE / JORGJETA GJANÇI
Dashurisë mes tyre i janë kundërvënë persona të afërt dhe të largët me skena e prapaskena, me shpifje e rrëmbime, me pazare trafikimi e shpëtimi nga pengmarrja e tutorëve dhe mandej presione e kërcënime. Të gjitha këto e lodhën çiftin, i cili në mënyrë të heshtur vendosi të flijohej duke menduar se ky ishte shpëtimi i dy vogëlushëve që lanë pas. Miniri, djali i madh i Ferit Muços nga Trebinja, ishte 25 vjeç kur zgjodhi për shoqe të jetës së vet Fëllenxën, vajzën 16-vjeçare të Nazarit e Luzes nga fshati Slabinjë e Mokrës së Poshtme. Lajmi se vajza e tyre pëlqente Minirin u ra si bombë prindërve të Fëllëzës. Kjo për faktin se kishin dëgjuar shumë fjalë për të, veçanërisht shumë thashetheme rreth rrethanave të një aksidenti që kishte pësuar me armë zjarri, ku kishte humbur njërën këmbë. Ata nuk donin që kjo martesë të kryhej, por Miniri nuk i pyeti, ai e rrëmbeu 16-vjeçaren dhe e çoi në shtëpinë e tij në Trebinjë. Fëllëza ishte shtatzënë në 25 prill të vitit 2000 kur u lidh martesa e saj me Minirin. Në korrik të atij viti ajo lindi djalin, Leonardin dhe pas dy vjetësh edhe Meritën. Familjarët e Minirit, por edhe banorë të Trebinjës tregojnë se çifti ishte i lumtur edhe pse gjendja ekonomike dhe jeta e vështirë në Trebinjën malore i vinin në sprovë përditë.
Prindërit e Fëllëzës për shumë kohë nuk shkuan në familjen e vajzës së tyre për shkak të mospëlqimit të martesës mes çiftit. Po kjo nuk kishte shumë rëndësi për Fëllëzën, e cila ndihej mirë me bashkëshortin, fëmijët e tyre dhe familjen e të shoqit. Kjo gjë vazhdoi deri në 20 dhjetor të 2002-shit kur ndodhi edhe ngjarja kriminale kur Miniri qëlloi me granatë automjetin e policisë që po transportonte dy vëllezërit e tij të arrestuar. Prej kësaj ngjarjeje, pas një viti në arrati ai u arrestua nga policia në 20 shtator të vitit 2003. Duket se në këtë moment pati krisjen e parë dhe fatale martesa e Minirit me Fëllëzën. Tre djem në burg, nga katër që kishte, bënë që familja Muço të mbeste pa asnjë mbështetje financiare. Jeta sa vinte edhe vështirësohej, ndërsa Fëllëza me dy fëmijë të mitur, djalin 3 vjeç dhe vajzën 1 vjeçe, ndihej shumë keq në familjen Muço. Pikërisht në këto momente iu afruan prindërit e saj, të cilët e morën për pak kohë në shtëpinë e tyre në Slatinjë të Mokrës së Poshtme. Qëllimi i tyre ishte që ta mbështesnin në rritjen e dy fëmijëve. Gjykata e gjykoi dhe dënoi Minirin në 13 korrik 2004 me 24 vjet burg e gjashtë muaj. Ky dënim i gjatë përbënte një sprovë të rëndë për dashurinë mes çiftit Muço. Një vit më vonë prindërit gjatë një periudhe që e kishin marrë vajzën dhe fëmijët në shtëpinë e tyre e rimartuan Fëllëzën në një fshat tjetër të Mokrës. Burri i dytë nuk ia pranoi dy fëmijët, ndaj ata u mbajtën për t'u rritur nga prindërit e Fëllëzës në Slabinjë. Kjo kurorë nuk u prit mirë nga familja e Minirit. Ndërsa Fëllëza kërkoi në gjykatën e Pogradecit divorcin me ish-bashkëshortin, prindërit e tij dhe i vëllai (i vetmi në katër vëllezërit që ishte i lirë), shkuan dhe ua morën dy fëmijët prindërve të Fëllëzës. Ata pretendonin se fëmijët ishin të Minirit dhe duhej të rriteshin në shtëpinë e tij. Rrëmbimi i saj në shtator të vitit të shkuar bëri që dhe burri i dytë ta ndante, për të përfunduar 1 muaj më parë sërish në shtëpinë e ish-burrit.
Vëllezërit marrin leje për varrimin
Bardhul dhe Blerim Muça pritet të marrin pjesë ditën e sotme në ceremoninë mortore të vëllait të tyre. Ata i kërkuan leje burgut, ku në një fletë fletore aritmetike ata shkruanin: "Me rastin e ndodhisë së rëndë në familjen tonë, ju kërkojmë të na krijoni mundësinë për t'i hedhur një dorë dhe vëllait tonë. Bardhul dhe Blerim Muça, dhoma 12, kati i parë, sektori 1 B". Kjo kërkesë e tyre u shqyrtua nga ana e Drejtoria e Burgut të Peqinit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ku më pas u miratua dhe leja. Për transportimin e dy vëllezërve për në fshatin e tyre të lindjes ku dhe do të kryhet varrimi është hartuar një plan masash në të cilën do të bëjnë pjesë më shumë se 20 forca policie, për të garantuar transportimin e dy vëllezërve dhe pas varrimit të dënuarit të rikthehen sërish në qelitë e tyre në burgun e Peqinit, aty ku do të vuajnë 20 vitet e dënimit të dhënë nga ana e Gjykatës së Korçës. Gjithashtu dy vëllezërit që nga mbrëmja e ditës së martë kanë pritur në qelitë e tyre dhe vizita nga të burgosurit e tjerë, që vuajnë dënimin në këtë burg, për vdekjen e vëllait të tyre. Madje mësohet se punonjësit e burgut u kanë siguruar sipas traditës kafe për ngushëlluesit.
Fëllëza kërkoi divorcin me Minirin
Dy vjet më parë Fëllëza kërkoi divorcin nga i shoqi i burgosur. Në padinë e ngritur ajo kërkonte zgjidhje të martesës me Minirin, sepse sipas saj, martesa ligjore mes tyre kishte mbetur formale. Ajo pohoi për trupin gjykues se ishte martuar me një burrë tjetër. Për trupin gjykues Fëllëza deklaroi: "Gjatë kohës që Miniri është në burg më fyen e kërcënon, ka treguar shenja të një xhelozie të sëmurë dhe unë nuk mund ta prisja derisa ai të lirohej nga burgu, ndaj u martova për ta pasur më të lehtë edhe rritjen e fëmijëve". Disa seanca me radhë të këtij gjyqi ka qenë i pranishëm në sallë edhe Miniri, të cilin e sillnin posaçërisht në Gjykatë autoritetet e Burgut të Peqinit. Sipas gjyqtarit të çështjes Niko Ropi, Minir Muça asnjëherë nuk e pranoi divorcin dhe se në të gjitha seancat i ka kërkuar Fëllëzës që të mos e prishte familjen, por të rriste fëmijët së bashku me prindërit e tij. Megjithatë gjykata bazuar në këmbënguljen e Fëllëzës e zgjidhi martesën mes tyre në shkurt të vitit 2006. Fëmijët për shkak edhe të ndodhjes së Minirit në burg iu lanë për rritje e edukim nënës së tyre, pa ia mohuar të drejtat e detyrimet edhe të atit. Kështu më 2 shkurt 2006 Fëllëza u divorcua nga Miniri. Por as martesa dhe as divorci me burrin e saj të parë nuk ia zgjidhën problemet. Martesa e dytë e Fëllëzës tronditej herë pas here nga kërcënimet që i vinin nga ish bashkëshorti dhe familja e tij. Një nga ish shokët e burgut i Minirit, i ndihmuar edhe nga një i afërm i Fëllëzës organizoi rrëmbimin e saj me qëllim trafikimin. Ajo ishte me djalin saj 7-vjeçar para gjykatës së Pogradecit kur u rrëmbye, pasi u mashtrua se do të merrte në dorë dokumentet e divorcit. Ndonëse policia e liroi gruan, pas pengmarrjes edhe martesa e saj e dytë u prish, pasi bashkëshorti nuk e pranoi më në shtëpinë e tij. Së bashku me fëmijët vendosi të jetonte në shtëpinë atërore në Slabinjë, për t'u rikthyer në familjen e Minirit rreth 1 muaj më parë.
Dje, 8 takime speciale
Drejtori i burgut të Peqinit, Shkëlqim Kalemi, pohoi dje se, gjithçka në këtë burg funksionon normalisht. Sipas tij, ka pasur takime të familjarëve me të dënuarit, e madje dje në këtë burg janë bërë takime speciale. Edhe pse ngjarja e së martës ka qenë tronditëse, kjo nuk ka bërë që pranë institucionit të burgut të Peqinit të ketë probleme. Vetëm gjatë ditës së djeshme, pranë burgut kanë vijuar normalisht jo vetëm takimet me familjarët, por dhe takimet speciale. Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 8 të tilla, të planifikuara. Ato janë kryer në dhoma të tjera, pasi ajo ku ndodhi tragjedia është bllokuar për efekt të hetimit nga ana e prokurorisë së rrethit të Elbasanit.
Puthjet e vajzës “tradhtuan” tragjedinë
Ndonëse kishte hartuar më parë skenarin me përfundimin tragjik të takimit special me bashkëshorten e tij, Minir Muça nuk është vënë re të shfaqte as shenjën më të vogël të mërzisë apo të depresionit.
PEQIN / ALDO KOZARJA
Ai është takuar që herët në mëngjes me të atin, bashkëshorten Fëllëza, dhe vajzën e tij. Nga regjistrimi i bërë në burgun e sigurisë së lartë, në takim ishin dhe vëllezërit bashkëvuajtës, Bardhyl dhe Blerim Muça. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, teksa analizohen të gjitha gjestet e Minir Muçës që tashmë janë të regjistruara, përpara se të futej në dhomë vetëm me gruan e tij, ai e ka pasur të vështirë ndarjen me vajzën. Ai e shtrëngonte pafund. E puthte gjithandej në fytyrë, derisa i ati e merr vajzën për dore dhe Minir e Fëllëza Muça, do të vijonin pas kësaj në dhomën e takimeve speciale. Ishte e para herë që Muça kishte pasur një ndarje kaq të vështirë nga e bija.
TAKIMI
Për tre vite burgim, Minir Muça ka pasur vetëm 15 takime speciale. Burime nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin bënë të ditur se, këto takime janë kryer që nga 30 marsi i vitit 2005 e deri ditën e fundit, ku takimi i tyre rezultoi tragjik. Në asnjërën nga këto raste të takimeve të tyre, nuk është regjistruar në formularët përkatës që të kenë pasur probleme apo zënka. Para se çifti të futej në dhomat e takimit, gruaja nënshkruan se po e kryen këtë veprim me dëshirën e saj, ashtu siç kishte bërë dhe Fëllëza. Të njëjtat burime sqarojnë detaje në lidhje me ditën e fundit të takimit të tyre. Në orën 07:45 e së martës, në hyrjen kryesore të burgut të Peqinit janë paraqitur babai i Muçës, bashkë me Fëllëzën dhe vajzën e saj. Ata janë kontrolluar, konform të gjitha rregullave. Në orën 08:10 babai i tre djemve të burgosur ka hyrë së bashku me nusen e djalit të vogël dhe vajzën e tij për t'i takuar të tre së bashku.
Takimi ka zgjatur për më shumë se 45 minuta. Gardianët kanë lajmëruar familjarët për përfundimin e kohës së takimit. Fëllëza është shoqëruar nga gardianët, pasi kishte takimin special me Minirin. Çifti kishte katër orë kohë në dispozicion për të qëndruar bashkë. Sipas burimeve, orari është shfrytëzuar në maksimum nga të dy për kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Më pas çifti ka bërë dhe një dush po brenda qelisë speciale, e më pas është shtrirë sërish në krevatin e dhomës. Nga këtu ka nisur të vihet në zbatim plani që dyshohet se ka marrë miratimin e të dyve.
VETEVRASJA
Sipas burimeve, Miniri bashkë me të shoqen kanë nënshkruar një letër. Ata shkruanin se "po e ndërmarrim këtë veprim sepse kështu mendojmë se do të shpëtojmë fëmijët tanë nga trafikimi i organeve që mund t'i bëhet atyre nga katër persona" (emrat e tyre nuk përmenden në letër). Më pas viktimat kanë firmosur poshtë kësaj letre, duke shkruar emrat dhe mbiemrat e tyre. Pas nënshkrimit të letrës, Muça ka mbytur me duar Thëllëzën. Më pas ai ka shqyer me dhëmbë një nga prizat treshe që ndodhej brenda qelisë. Pasi ka zhveshur telin, është lidhur në fyt, duar dhe këmbë e më pas e ka vendosur në prizë. Viktima ka rënë në tension duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në orën 16:08, dy gardianët kanë trokitur në derën e dhomës ku ndodhej prej katër orësh çifti, por nuk morën asnjë përgjigje. Ata e kanë hapur vetë derën dhe kanë parë trupat e shtrirë dhe pas thirrjes së mjekut është konfirmuar vdekja e tyre. Më pas është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Elbasanit, si dhe qendra spitalore e cila ka sjellë një autoambulancë për transportimin e dy trupave drejt morgut të qendrës spitalore "Nënë Tereza" në Tiranë.
Tentoi të vriste policët, gjykata e dënoi me 24.6 vjet
POGRADEC - Gjykata e Pogradecit e dënoi 4 vjet më parë Minir Muçën për dy vepra penale, atë të tentativës së vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje me 24 vjet e 6 muaj burg. Për policinë e Pogradecit, deri më 20 dhjetor të vitit 2002 ai nuk kishte precedentë penalë. Dihej që gjatë përdorimit të një arme automatike ishte vetëplagosur në këmbë dhe më pas e kishte humbur krejt këmbën dhe kishte vënë protezë. Ndërsa dy vëllezërit e tij ishin autorë të një tentative për vrasje të mbetur në tentativë. Ata në fund të vitit 1999 rrahën barbarisht një kushëririn e tyre, të quajtur Agim Muço. Të bindur se kishte vdekur e futën në një thes dhe e hodhën në rrugë, për ta gjetur dikush e për t'ua çuar familjarëve për ta varrosur. Por, disa kalimtarë e gjetën atë, duke bërë që Muço të shpëtojë dhe të denoncojë dy kushërinjtë e tij. Pas dy vjetësh arratie në Greqi ata u kthyen, por policia mori të dhëna, duke shkuar në fshatin e thellë Trebijë për t'i arrestuar. Vëllai i tyre, Miniri, në gjaknxehtësi e sipër qëlloi me armë ndaj makinës së punonjësve të policisë, duke plagosur dy prej tyre. Ndërsa ai u dënua me 24.6 vjet burg, dy vëllezërit po kryejnë dënimin me nga 20 vjet heqje lirie.
Mjekët ligjorë: Vdekja e çiftit nga korrenti dhe asfiksia
TIRANE- Autopsia e çiftit të vrarë të martën në burgun e Peqinit, ka treguar se gruaja është mbytur me kabllo elektrik, ndërsa bashkëshorti ka kryer akt vetëvrasës. Ky është konkluzioni në të cilin kanë arritur specialistët dhe ekspertët e Institutit të Mjekësisë-Ligjore në Tiranë, pas përfundimit të veprimeve të tyre. Përfundimi i mësipërm ishte i pritshëm prej ekspertëve dhe specialistëve përkatës, nisur edhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes në ambientet e dhomës së takimeve speciale në burgun e Peqinit. Mbrëmjen e të martës, trupat e dy bashkëshortëve, janë transportuar në drejtim të morgut të Tiranës. Specialistët mjeko- ligjorë, kanë nisur kryerjen e veprimeve të tyre për të përcaktuar shkakun e vdekjes së secilit prej bashkëshortëve, Mynyr e Thëllënza Muça, përkatësisht 32 e 27 vjeç. Përfundimi i shkakut të vdekjes së tyre nuk ka qenë aspak i papritur për mjekët ligjorë. Ata kanë konkluduar se fillimisht ka vdekur gruaja, e cila ka pasur shenja të vijave të zeza të mpiksjes së gjakut në fyt. Kjo sipas ekspertëve ka shkaktuar asfiksi mekanike të gruas duke i bllokuar asaj frymëmarrjen e duke sjellë vdekjen e saj të menjëhershme. Ndërkaq burri, Mynyr Muça, sipas burimeve të policisë, ka pësuar goditje nga rryma elektrike, pasi ai kishte zhveshur kabllon e ventilatorit me të cilin kishte lidhur më parë gruan. Pasi ka zhveshur kabllon e ka lidhur në të dy kyçet e duarve të tij, dhe më pas e ka futur atë në prizë. Sipas ekspertëve dhe mjekëve ligjorë, burri ka pasur vdekje të shpejtë, për shkak të goditjes nga rryma elektrike. Mjekët-ligjorë, kanë vërejtur djegie të lëkurës dhe indeve në të dy duart e Muçës. Kjo sipas tyre ka konfirmuar aktin që në gjuhën teknike quhet kryeje suicide (vetëvrasje). Veprimet e kryera nga mjekët-ligjorë, kanë përfunduar dje paradite, duke iu dorëzuar të afërmve trupat dhe aktin e autopsisë organit hetimor.