Kosova e Re, prapë nga zeroja

Kur për herë të parë në vitin 2005 u hodh në letër projekti më i madh energjetik, tani i njohur si Kosova e Re, gjithçka dukej se do të bëhej shpejt. Tani janë bërë pesë vjet dhe Qeveria e Kosovës është ende në pikën zero.
Planet që kishte hartuar për kapacitetin prodhues dhe mënyrën e ndërtimit u ndryshuan sa e sa herë. Kriza financiare, gjithashtu e bëri të veten dhe kompanitë që ishin në garë për ta fituar ikën nga kishin ardhur pasi Qeveria e Kosovës para tyre kishte prezantuar një projekt megaloman me kapacitete prej 2100 megavatesh, që nuk asocionte me nevojat dhe kapacitet që kishte shteti më i ri. Asnjë investitor i huaj nuk qe i gatshëm t’i hyjë kësaj gare dhe të përballej me ambientin investiv në Kosovë.
Se ka qenë një projekt i fryrë tani tregojnë edhe drejtuesit e energjetikës në vend, derisa shpalosin listën e ngushtë të konzorciumeve të reja që kanë aplikuar në tenderin e dytë për të ndërtuar termocentralin me kapacitete të reduktuara 500 + 500 megavat.
Në garë tani janë konzorciumi Adani Power/PT Adani Global nga India dhe Indonezia, konsorciumi AES Electric Ltd/Demir Export A.S nga SHBA-ja dhe Turqia, Park Holding nga Turqia, Konsorciumi PPC/ContourGlobal LLP nga Greqia, Anglia dhe SHBA-ja.
Shumica prej tyre janë kompani që për herë të parë ia mësyjnë Kosovës, ndërsa disa kanë marrë pjesë edhe në raundin e parë, por tani me konzorciume të reja.
Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula duke arsyetuar ndryshimet e herëpashershme të projektit dhe tërheqjen e kompanive, tha se me paketën që ka qenë herën e kaluar disa kritere nuk kanë qenë të aplikueshme dhe të mundshme të realizohen në Kosovë.
Njëherësh, këtu shihen të jenë disa nga arsyet e tërheqjes nga tenderi të kompanisë çeke “CEZ”, e shumëpërfolur se do ta fitojë projektin.
“Kapacitetet janë reduktuar në 500 + 500 megavat. Tani disenjimi i paketës është shumë më i afërt me nevojat e Kosovës dhe shumë atraktiv për investitorët”, ka thënë Shiroka-Pula.
Ndonëse shumëçka është kthyer në pikën zero, për drejtuesit e energjetikës se vendit, shprehja e interesit nga gjashtë konzorciumet e reja është diçka e mirë dhe tregues serioz i interesimit për këtë projekt.
Nga konzorciumet e parakualifikuara, thotë ministrja Shiroka-Pula, janë vetëm dy kompani që kanë shprehur interes edhe më herët: AES nga SHBA-ja dhe PPC nga Greqia, por që tani janë në konzorcium me kompani të tjera.
Gjithashtu, e para e energjetikës së vendit beson fort se njëra nga këto konzorciume do ta fitojë projektin, të cilit pritet t’i bëhet drafti i parë i tenderit në prill të këtij viti, ndërkohë vendimi përfundimtar merret në shtator.
“Në fillim të janarit 2011, kompania fituese do të fillojë punimet”, pohoi Pula.
Megjithatë, mbeten të paqarta shumë detaje të tjera rreth projektit, siç është termocentrali Kosova B.
Sipas ministres, ende nuk dihet se a do të shkojë paket dhe a do t’i jepet në shfrytëzim koncesionarit ky termocentral.
Nga ana tjetër, sikurse edhe më parë, ndërkombëtarët i kanë dhënë mbështetje ndërtimit të Kosovës së Re. Shefi i Bankës Botërore për Kosovë, Ranjit Nayak, tha se ka shumë punë për t’u bërë deri në kompletimin e punëve rreth projektit.
“Banka Botërore do ta ndihmojë Kosovën për arritjen e këtij qëllimi”, tha Nayak.
Kostoja e ndërtimit llogaritet të shkojë deri në një miliard euro, shumë kjo që do të bashkëfinancohet nga Qeveria dhe kompania fituese.
Konzorciumet e parakualifikuara
* Adani Limited/P.T Adani Global - Konglomerat nga India/Singapori, e mbështetur nga Adani Enterprises Limited. Ka biznes me qarkullim prej 4.2 miliardë euro dhe asete të përgjithshme prej rreth 3 miliardë eurosh. Është e njohur në aranzhimin e financimit dhe zhvillimin e termocentraleve të mëdha dhe projekteve të minierave.
* AES Electric Power/Demir Export A.S - Konsorcium nga SHBA/Turqia, me qarkullim prej mbi 11 miliardë eurosh dhe asete të përgjithshme prej mbi 25 miliardë eurosh. Ka historik të suksesshëm në aranzhimin e financimit (mbi 14 miliardë euro) dhe zhvillimin e termocentraleve dhe projekteve të minierave.
* Park Holding A.S - Konzorcium turk me qarkullim mbi 350 milionë euro dhe asete të përgjithshme mbi 1 miliard euro. Gjithashtu e njohur në aranzhimin e financimit dhe zhvillimin e termocentraleve dhe projekteve të minierave.
* PPC/ContourGlobal LLP – Konzorcium nga Greqia/SHBA-ja, me qarkullim prej mbi 5 miliardë eurosh dhe asete mbi 14 miliardë euro. Ka qenë ofertues i mëparshëm i kualifikuar.