1 euro, gati 140 lekë
Në tregun ndërbankar me shumicë, euroja u këmbye deri në kuotën 139.7 lekë.
Monedha shqiptare humbi terren gradualisht gjatë dhjetë ditëve të fundit dhe 1 euro u këmbye të enjten në mesditë për 139.2 lekë, një tendencë që u konsiderua “shqetësuese” nga ekspertët dhe tregtarët e valutës.
Presioni mbi monedhën shqiptare u lehtësua pasdreke, kur në tregun ndërbankar euroja ra nën kuotën 139, në një ditë që u vlerësua si shumë e luhatshme.
“Euroja ka qëndruar tashmë pranë ose mbi kuotën 139 lekë për shumë ditë, gjë që na bën të besojmë se kuota psikologjikisht e rëndësishme 140 nuk është më e paimagjinueshme”, komentoi një ekspert i këmbimit valutor.