E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takim ne Vlore me Presidenten e Kosoves

Atifete Jahjaga po pushon ne vilen qeveritare te qytetit bregdetar

Kryeministri Berisha zhvilloi dje nje takim me Presidenten e Republikes se Kosoves Atifete Jahjaga ne rezidencen qeveritare ne qytetin e Vlores ku ajo po kalon disa dite pushimesh. Pergjate bisedes se ngrohte dhe miqesore Berisha shprehu kenaqesine e madhe qe po takohej me te per here te pare gjate marrjes se funksionit si Presidente. Berisha vleresoi rolin qe Presidentja Jahjaga ka luajtur e po luan ne rritjen dhe konsolidimin e Republikes se Kosoves si faktor paqeje dhe stabiliteti ne Ballkan. Nga ana tjeter gjate bisedes Berisha theksoi se progresi i gjithanshem i Kosoves funksionimi i shtetit ligjor dhe institucional kane bere qe Kosova gjithnje e me shume te shnderrohet ne nje faktor te rendesishem bashkepunimi mirekuptimi e integrimi rajonal. Nisur nga ngjarjet e fundit te ndodhura ne veriun e Kosoves kryeministri vleresoi vendosmerine e autoriteteve te qeverise se Kosoves per zbatimin e ligjit dhe te rendit kushtetues ne te gjithe territorin e saj.

Nga ana e saj Presidentja Jahjaga shprehu kenaqesine per kete takim dhe e falenderoi Kryeministrin Berisha per te gjithe mbeshtetjen qe ai i ka dhene dhe i jep Republikes se Kosoves.

Ne kete takim u diskutua gjeresisht mbi bashkepunimin politik dhe ne te gjitha fushat midis Shqiperise dhe Kosoves per perpjekjen e perbashket ne njohjen e metejshme dhe konsolidimin e pozicionit nderkombetar te vendit fqinj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›