E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkreli Deklaratat e arkitektit austriak per Piramiden te turpshme

Kryetari i Shoqates se Arkitekteve flet per Wolgang Prix

Deklaratat e bera pak dite me pare nga arkitekti austriak Wolgang Prix per Piramiden shqiptare konsiderohen si jo etike nga ana e kryetarit te Shoqates se Arkitekteve Shqiptare Artan Shkreli. Duke ju referuar nje shkrimi te nje gazete vjeneze ku arkitekti i cili do te ndertoje Parlamentin e ri ne vendin ku aktualisht eshte Piramida e quan objektin aktual si prehistorik Shkreli thekson se ky konstatim behet ne konflikt te hapur interesi. shte e turpshme qe ai flet brenda nje konflikti te hapur interesi per Piramiden. Por njerez me pushtet ne Shqiperi e detyrojne ate qe do te ndertoje kete objekt te beje deklarata te tilla te turpshme dhe aspak etike - thekson Shkreli ne nje prononcim per Top Channel. Sipas tij sot ne bote arkitekte te famshem po projektojne modele ndertesash ne formen e Piramidave dhe ky lloj modeli vijon te mbetet i vecante per sa i perket pikepamjeve arkitekturore. Kjo deklarate erdhi pasi arkitekti i cili ka modeluar godinen e Parlamentit te ri shqiptar qe pritet te ndertohet aty ku eshte sot Piramida eshte shprehur ne median vjeneze se Piramidat e verteta ishin ne Egjipt dhe nuk ishte e udhes qe ato te perseriteshin. Projekti fitues per godinen e re te Parlamentit shqiptar u shpall maketi i prezantuar nga studioja vjeneze COOPHIMELBLAU e arkitektit austriak Wolgang Prix.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›