E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha takime në Ishëm, Sukth e Mamurras

Kryeministri Berisha u takua me banorë të Ishmit, ku deklaroi se Ishmi është një komunë me potenciale të jashtëzakonshme turistike për t'u zhvilluar. Ai premtoi investime dhe subvencionime në bujqësi dhe rritje të pagave e pensioneve, si dhe iu bëri thirrje banorëve që më 28 qershor ë votojnë për PD-në.
Më pas, Berisha u ndal në Sukth, ku përmendi investimet e shumta të mandatit të parë në infrastrukturë dhe premtoi ujë 24 orë për katër vitet e ardhshme dhe investime në bujqësi.
Kreu i mazhorancës Berisha vijoi takimet në Mamurras, nga ku vuri theksin në arritjet e qeverisë së tij në katër vjet, si ato në infrastrukturë, futjen në NATO, dyfishimin e pensioneve në fshat dhe rritjen në qytet, etj. Berisha premtoi se në katër vitet e ardhshme do të shtohen investimet në infrastrukturë, do të ketë ujë 24 orë, si dhe subvencionime në bujqësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›