Alibali: Deklarata e Topallit tërësisht personale
18/06/2009 Reagimi i PR-së
Partia Republikane vlerëson se deklarata e dy ditëve më parë e Kryetares së Kuvendit, njëherësh nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ishte tërësisht emocionale dhe personale. Nënkryetari republikan Neritan Alibali ka deklaruar ditën e djeshme se numri dy i Partisë Demokratike përmes qëndrimit të saj, të bërë publik në një takim elektoral, bie ndesh me vendimin e PD-së. “Gjykojmë se deklarata e zonjës Jozefina Topalli është tërësisht personale. Ajo bie ndesh me vendimin e PD-së për aleancë me republikanët”, - ka thënë Alibali. Ai vuri theksin në nënshkrimin e marrëveshjes parazgjedhore mes dy forcave politike për të qenë pjesë e koalicionit të djathtë politik. Sipas Alibalit, PR-ja ka qenë aleatja më besnike e PD-së. Qëndrimi i zyrtarit të lartë republikan erdhi një ditë pasi nënkryetarja e PD-së deklaroi nga fshati Mes i komunës së Postribës se asnjë votë nuk duhet të shkojë për partitë e vogla si Partia Demokristiane apo ajo Republikane, por të gjithë duhet ët votojnë PD-në, në mënyrë që ajo të qeverisë e vetme. “Ne do të këmbëngulim që të marrim aq deputetë sa të qeverisim të vetëm, pa ato partitë e vogla, demokristianë, republikanë etj. Këta janë o spiunë, o mafiozë, o kontrabandistë”, - ka thënë Topalli. Kjo deklaratë tronditi raportet mes dy forcave politike.