E Diel, 1 Nëntor 2026

“Berisha po keqpërdor anëtarësinë në NATO”

18/06/2009  Meta për raportin e DASH

Kreu i LSi-së, Ilir Meta, shprehu shqetësimin e partisë që ai drejton lidhur me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit. “Rikthimi i vlerësimeve të tilla për vendin tonë edhe pas anëtarësimit në aleancën më të madhe të lirisë, në NATO, tregon qartë se qeveria e Sali Berishës nuk e mori anëtarësimin në NATO si një nxitje për të arritur standardet, të cilat nuk u plotësuan. Përkundrazi, po e përdor vetëm për fushatë elektorale, për llogari të ngushta partiake, ndërkohë dhe ato pak standarde që ishin përmirësuar tashmë kanë marrë të tatëpjetën”, - vuri në dukje Meta sa i takon vlerësimeve në këtë raport. Sipas tij, LSI-ja denoncon shpërdorimin që Kryeministri Sali Berisha i ka bërë anëtarësimit në NATO për qëllime të ngushta elektorale dhe cenimit të imazhit të Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›