Vdekja e Kekës, PDK:Përgjegjëse Topalli

Partia Demokristiane ka bërë përgjegjesë kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli për vrasjen e kreut të PDK-së së Malësisë së Madhe Aleks Keka. Zëdhënësi për shtyp i kësaj partie, Vladimir Beja u shpreh se "Përgjegjëse për vrasjen është kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Vrasja u bë për motive politike". Sipas Bejës Keka ka qenë i kërcënuar me telefon."Keka nuk kishte asnjë konlik", tha Beja.
Ndërkohë në një deklaratë për shtyp të Policisë së Shtetit thuhej se Aleks Keka ka qenë person me precedentë kriminalë. Ai është akuzuar për trafik narkotikësh dhe lëndësh plasëse. Sipas policisë makina ku udhëtonte Keka ishte në pronësi të ortakut të Arben Bitani. Vetë Bitani është vrarë në vitin 2008.
Sot në mëngjes pas shpërthimit të automjetit tip Fuoristradë ka mbetur i vdekur kryetari i degës së Partisë Demokristiane në Qarkun e Malësisë së Madhe, Aleks Keka. Ai ishte duke udhëtuar me makinë nga Kopliku drejt Shkodrës kur automjeti me të cilin udhëtonte ka shpërthyer. Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Grilë, pranë Shkodrës, kur makina me të cilën udhëtonte shtetasi Aleks Keka është përfshirë nga flakët e zjarrit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.Grupi i ekspertëve të policisë të ndodhur në vendngjarje po punon për të zbardhur rrethanat. Në një deklaratë pas vdekjes së kreut të PDK-së ka reaguar kreu i PDK-së. Nard Ndoka u shpreh se 10 minuta para ngjarjes Keka ka biseduar në telefon me të. "Aleks Keka ishte nisur në Shkodër për të më takuar ", tha Ndoka. Në një reagim pas ngjarjes në Shkodër, PBDNJ ka deklaruar se vrasja në Shkodër është incident i rëndë dhe kompromentues i cilësisë së zgjedhjeve. "Dhuna në çdo anë është e dënueshme", thuhet në deklaratën e PBDNJ-së.