Gjonçaj: Zyrtarët kandidatë të japin dorëheqjen nga postet e tyre
18/06/2009 PS denoncon në KQZ shkeljen e Kushtetutës. Kosovrasti: Je jashtë afateve
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj, ka denoncuar dje në komision rastin flagrant të shkeljes së Kushtetutës nga disa drejtues të njësisë së qeverisjes vendore, të cilët nuk janë dorëhequr nga postet e tyre, edhe pse kanë kandiduar në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Sipas tij, këta drejtues, që po përpiqen të luajnë me dy porta, kanë në dorë të shkatërrojnë gjithë infrastrukturën zgjedhore, pasi mund të përdorin të gjitha mjetet publike në favor të tyre. “Kërkoj që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ushtrojë të gjitha kompetencat që i ngarkon ligji për të marrë masa ndaj atyre zyrtarëve të lartë, kryesisht të qeverisjes vendore, të cilët janë kandidatë për zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit dhe nuk kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre”, - theksoi Gjonçaj. Por në përgjigje të këtij shqetësimi u deklarua përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti, i cili e cilësoi kërkesën e kolegut të tij jashtë afateve ligjore. Ai përmendi se pasoja e vetme për këta zyrtarë është humbja e mandatit, nëse fitojnë zgjedhjet e ardhshme. “Kjo kërkesë mendoj se duhet të ishte paraqitur më herët. Afatet kanë kaluar dhe listat e kandidatëve janë miratuar nga KQZ-ja. Ata që nuk kanë dhënë dorëheqjen, nuk do të marrin mandatin e deputetit”, - tha Kosovrasti, duke pranuar se nga radhët e kandidatëve të PD-së është një prefekt që ka shkelur Kushtetutën. Neni 69 i saj thotë se nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë pa hequr dorë nga detyra mes të tjerash edhe kryetarët e bashkive e të komunave dhe prefektët në vendet ku kryejnë detyrat e tyre; kryetarët dhe anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve. Mandati i fituar në kundërshtim me sa më sipër është i pavlefshëm. Ata që nuk janë dorëhequr, nëse nuk i fitojnë zgjedhjet, rikthehen në detyrë.