E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zgjedhje të lira, që të ndahemi nga e kaluara”

18/06/2009  Basha në Elbasan

Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, gjatë një takimi zhvilluar në ambientet e Universitetit të Elbasanit, ku u diskutua çështja e integrimit europian, ka bërë një panoramë mbi hapat e ndërmarrë nga qeveria për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke përfshirë procesin për aplikimin për statusin e vendit kandidat dhe anëtarësimin në NATO. Ministri Basha është ndalur edhe te zgjedhjet parlamentare, duke i përcaktuar ato si një test i rëndësishëm për integrimin e vendit. “Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme, me standard europian, për t’u ndarë një herë e mirë nga e kaluara është mjaft e rëndësishme për të rikonfirmuar se si funksionojnë linjat e demokracisë në Shqipëri”, - tha Basha. Duke hedhur poshtë deklaratat mendiatike për kalimin e vendeve të tjera të Ballkanit dhe mbetjen prapa të Shqipërisë, Basha ka thënë se asnjë nga vendet nuk i ka plotësuar të gjitha kriteret e vendosura dhe Shqipëria është në rrugë të mbarë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›