Berisha takohet me diasporen shqiptare
Kryeministri Sali Berisha, i shoqeruar edhe nga ministri i Puneve te Jashtme, Ilir Meta, mori pjese dje ne Nju Jork ne nje takim me diasporen shqiptare qe jeton dhe punon ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Takimi ku merrnin pjese qindra shqiptaro-amerikane, u organizua nga Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan (NAAC). Gjate fjales se mbajtur ne kete takim te ngrohte kryeministri Berisha, shpjegoi se cfare ofron Shqiperia ne kete stad te ri te zhvillimit te vendit. Sipas Berishes, Shqiperia organizoi endrren e saj per te qene nje anetare me te drejta te plota ne NATO dhe tashme, e pret anetaresimi ne Bashkimin Evropian. Ne kete kuader kryeministri theksoi se qeveria po ndermerrte te gjitha reformat qe do ta benin te mundur realizimin e kesaj endrre edhe me te madhe. Kryeministri theksoi gjithashtu edhe veshtiresite qe has nje vend si Shqiperia ne kete rruge, por theksoi vullnetin e palekundur te qeverise per ta realizuar kete objektiv. Ne takimin e djeshem u fol edhe per intensifikimin e marredhenieve mes SHBA-se dhe Shqiperise dhe rolin qe japin ne kete kuader organizatat e perbashketa. Ne kete takim te ftuar special ishin presidenti Marti Ahtisaari dhe ambasadori Frank Uisner.