Buxheti, diskutimet pa opoziten
Partia Socialiste do te vijoje bojkotin e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare qe zhvillohen ne te. Pavaresisht se ne te gjitha komisionet po diskutohen ndryshimet ne buxhetin e shtetit per vitin 2009, asnje prej deputeteve socialiste nuk po merr pjese ne to. Gjate kesaj jave ne komisione, do te shqyrtohet nen per nen projektbuxheti, i cili nder te tjera parashikon rritje ne fondin e investimeve, por edhe ne procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave, si dhe te demshperblimit te ish te perndjekurve politike. Sipas procedures parlamentare, projektbuxheti do te shqyrtohet nen per nen dhe me pas do te kaloje per votim ne seance plenare. Seance kur opozita serish pritet te mos marre pjese. Mungesa e deputeteve socialiste, te cilet nuk jane as te pakte ne numer, po vijon edhe ne komisionet parlamentare, por pa mundur te pengoje zhvillimin e tyre. Deri me sot, komisionet jane mbledhur edhe pa pranine e deputeteve te majte, madje kane miratuar edhe projektligjet ne rendin e dites. Nderkohe qe gjate gjithe kesaj procedure, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, por edhe kryetaret demokrate te komisioneve parlamentare, iu kane bere thirrje deputeteve socialiste, qe te marrin pjese ne seanca plenare dhe t'i kthehen punimeve normale te Kuvendit. Vendi ku sipas tyre, zhvillohet debati konstruktiv.