Deputetet e mendimit ndryshe ne PS, sot qendrim per zgjedhjen e kreut te ri
Deputetet socialiste te mbledhur ne te ashtuquajturen "Levizja per mendimin ndryshe" brenda Partise Socialiste, pritet te mblidhen sot per te dale me nje qendrim ne lidhje me zgjedhjet per kreun ne seline roze. Pasi bojkotuan procesin e votimit per zgjedhjen e kryetarit socialist, mes Edi Rames dhe Maqo Lakrorit, grupi i socialisteve qe nuk pajtohen me bojkotimin e Kuvendit, do te shqyrtojne sot situaten ne PS, zhvillimin e zgjedhjeve dhe do te percaktojne hapat qe do te ndjekin ne vijim. Nje prej tyre, socialisti Kastriot Islami, tha per gazeten "Koha Jone", se "pritet qe diten e sotme te zhvillohet nje mbledhje, ku te percaktohen qarte dhe hapat qe do te ndiqen". Islami nuk preferoi te komentoje aspak zgjedhjet e zhvilluara ne Partine Socialiste per kreun e saj, duke e lene qendrimin perfundimtar pas mbledhjes se sotme. Sipas ketij grupimi te deputeteve socialiste, mosmarrja pjese ne zgjedhjet per kreun e PS-se nuk eshte bojkotim i tyre, por eshte thjesht nje fenomen i cili haset ne jo pak raste. "Pjesemarrja ne zgjedhje, asnjehere nuk kap shifrat e 100 perqindeshit. Tentativa per te hequr paralele mes abstenimit ne votim dhe bojkotit te Parlamentit nga grupi parlamentar socialist, eshte nje tentative e deshtuar", u shpreh dy dite me pare, Islami pas mospjesemarrjes ne votimin per zgjedhjen e kryetarit socialist. Nderkohe qe pati edhe nga ata qe moren pjese ne votim, si Arben Malaj. Socialistet te mbledhur rreth "Levizjes per mendimin ndryshe", prej kohesh shprehen kunder bojkotit te Kuvendit nga Partia Socialiste. Sipas tyre, vendi i opozites dhe i debatit, eshte ne sallen e Kuvendit. Ky grupim, gjithashtu njeh edhe humbjen e PS-se ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit.