E Diel, 1 Nëntor 2026

"Indonezia, duhet ta pranoje pavaresine e Kosoves"

Realiteti qe eshte krijuar ne Kosove, duhet te gjeje mbeshtetjen edhe te Indonezise. Kjo ishte kerkesa qe i beri dje zevendeskryeministri, njekohesisht ministri i Jashtem, Ilir Meta, homologut te tij indonezian, Hasan Uirajuda, gjate nje takimi te zhvilluar ne Nju Jork. Ne kete takim, ku u trajtuan vecanerisht ceshtjet e rajonit tone dhe pavaresia e Kosoves, Meta vuri ne dukje se pavaresia e Kosoves eshte nje fakt dhe proces i pakthyeshem, i cili ka ndikuar mjaft pozitivisht ne stabilitetin dhe sigurine e rajonit. Po keshtu, duke respektuar qendrimin e pales indoneziane per ceshtjen e Kosoves, ministri i Jashtem, shprehu deshiren qe ky realitet te njihej e reflektohej edhe ne politikat e qeverise indoneziane. Gjithashtu gjate takimit, Ilir Meta, theksoi rendesine qe Shqiperia i kushton marredhenieve me Indonezine dhe vleresoi rolin e ketij vendi ne rajon e ne organizmat nderkombetare. Ministri i Jashtem u shpreh edhe per shtimin e kontakteve midis dy Ministrive te Jashtme ne te gjitha nivelet, si dhe kompletimin e kuadrit ligjor te bashkepunimit reciprok. Po dje, zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem, Meta mori pjese gjithashtu ne disa veprimtari shumepaleshe si Takimi Nderkombetar mbi Partneritetin per Sigurimin e Ushqimit dhe Takimi Vjetor i Miqve te Aleances se Civilizimeve. Ne fjalen e tij ne Forumin e Aleances se Civilizimeve, Meta vuri ne dukje punen e bere nga qeveria shqiptare ne kuadrin e realizimit te synimeve te Aleances dhe shprehu vullnetin dhe angazhimin e qeverise se re, per te vazhduar me tej ne kete drejtim. Kryeministri Berisha, po keshtu edhe ministri i Jashtem, Ilir Meta gjate vizites se tyre ne Nju Jork, nje rendesi te vecante i kane kushtuar lobimit per sa me shume njohje te pavaresise se Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›