E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet presioni ndaj Sirise

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun është shprehur shumë i shqetësuar nga situata në Siri menjëherë pas publikimit të të dhënave për masakrën e radhës. Ai tha se kishte shumë pak prova që qeveria e Sirisë po bashkëpunonte për realizimin e planit të paqes me të dërguarin special atje Kofi Anan. Video amatore të tregojnë rebelët të cilët përdorin armë tokë ajër kundër trupave ushtarake qeveritare të cilat bombardojnë qytetin e Abzmos. Bombardimi është pjesë e një sulmi nga forcat ushtarake të qeverisë kundër rebelëve anti qeveritarë. Ndërsa në Nju Jork protestuesit kanë inskenuar një masakër jashët selisë qendrore të Kombeve të Bashkuara. Ata kanë kërkuar më shumë presin ndaj presidentit sirian Bashar Al Asad në mënyrë që ky i fundit të largohet nga pushteti. Anan ka deklaruar se nëse nuk ndërmerret një operacion ndërkombëtar vrasjet e civilëve mudn ët përshkallëzohen edhe më shumë.  Rreziku i një lufte civile të qartë është shumë i madhe dhe i vërtetë dhe do të ketë pasoja katastrofike për Sirinë dhe rajonin.
Por lufat e fjalëve nga ndërkombëtarët deri tani nuk ka dhënë asnjë rezultat. Vetëm një ditë më parë është shënuar dhe masakra e radhës ku më shumë se 100 persona u vranë dhe masakruan nga forcat ushtarake të mbështetura nga qeveria e Al asadit. Ndërsa ky I fundit ia ka hedhur fajin terroristëve. Kina vazhdon të mbrojë qëndrimin se nuk duhet të ketë një ndërhyrje ushtarake në Siri. Rusia nga ana e saj do që të përfshijë dhe Iranin në një konferencë ku të vendoset për masat që do të merren ndaj Sirisë. "Ne kemi dëgjuar ankesa për Iranin, pra mënyra për ta evituar këtë është duke e përfshirë dhe Iranin në bisedime. Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehen se Irani është një pjesë e problemit.
Sipas tyre, nuk ka asnjë dyshim që Irani është aktivisht i përfshirë në mbështetjen e qeverisë siriane për dhunën e ushtruar ndaj civilëve.
Me diskutimet në plan ndërkombëtar që ende janë larg një rezolutë të miratuar, konflikti në Siri vazhdon, dhe numri të vdekurve rritet përditë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›