Berisha takon Burns: Reforma zgjedhore bashkë me opozitën
NEW YORK- Kryeministri Sali Berisha u takua në New York, me Nënsekretarin amerikan të Shtetit William Burns.
Nënsekretari Burns i shprehu kryeministrit Berisha vlerësimin e SHBA për kontributin e vazhdueshëm të Shqipërisë në Afganistan dhe në të gjitha angazhimet e tjera në luftën kundër terrorizmit, si dhe rolin e Shqipërisë në rajon dhe në mënyrë të veçantë në lidhje me Kosovën.
Burns e siguroi kryeministrin shqiptar se SHBA-të do të vazhdojnë të bëjnë maksimumin për njohje të mëtejshme të Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij kryeministri shqiptar e njohu nënsekretarin Burns me zhvillimet politike në Shqipëri dhe reformat e ndërmarra nga qeveria. Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se zgjedhjet vendore të vitit 2011 ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluara, të cilësuara edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë si kompetitive dhe transparente.
Ndërkohë Berisha vlerësoi kthimin e opozitës në parlament si një hap në drejtim të normalizimit dhe kthimit në kornizën institucionale të jetës politike, pas një bojkoti mëse dy vjeçar dhe një qëndrimi bllokues të vazhdueshëm.
Berisha e siguroi Nënsekretarin Burns për gatishmërinë e qeverisë shqiptare, për të përmbushur të gjitha reformat për integrimin europian. Në mënyrë të veçantë, ai nënvizoi rëndësinë e realizimit të reformës zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, dhe gatishmërinë e mazhorancës për ta nisur menjëherë atë, së bashku me opozitën.
(e.m/BalkanWeb)