E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanosën prefektin e Vlorës, pranga dy vëllezërve

Në pranga përfunduan shtetasi Ilir Limushaj, 26-vjeç dhe Ejron Limushaj, 21-vjeç, lindur e banues në Vlorë në lagjen “Uji I Ftohtë”.

Arrestimi i këtyre vëllezërve u krye pasi dje rreth 10:30 pas një grindjeje në ambientet e prefekturës së Qarkut Vlorë kanë kanosur Prefektin e Qarkut, si dhe kanë goditur punonjësit e prefekturës.

Gjithashtu, ata kanë dëmtuar sende të ndryshme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, dhe “Kanosja për shkak të detyrës” të kryera në kushtet e bashkëpunimit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-24 08:33
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›