E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Haradinajn, memorandum PD-PAA

 

Partia Demokratike nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të ish-kryeministrit Rramush Haradinaj. Memorandumi u nënshkrua dje gjatë një takimi mes Kryeministrit Berisha dhe kreut të PAA-së. “Berisha dhe Haradinaj nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ky Memorandum synon zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë midis dy partive politike, duke u bazuar në përcaktime programore të përbashkëta, të orientimit politik të qendrës së djathtë për zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së tregut të lirë, afirmimin e vlerave kombëtare dhe integrimin euro-atlantik”, thuhet në një njoftim për shtyp të zyrës së Kryeministrit Berisha. Gjatë takimit ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj shprehu vullnetin që lidhjet midis dy vendeve të konsolidohen ashtu siç shprehu dhe dëshirën e tij, që kontaktet mes dy partive politike të njihnin një hap të mëtejshëm. Nga ana e tij kreu i Qeverisë shqiptare është e rëndësishme që shqiptarët të kenë një sens realist për kombin dhe se duhet punuar në drejtim të afrimit të njerëzve të së dy vendeve, duke sfiduar përpjekjet që mbajnë larg shqiptarët nga njëri-tjetri. Kryeministri vuri theksin tek bashkëpunimi në fushën e arsimit, turizmit, kulturës etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›