Përbërja e skuadrës qipriote
Trajneri i skuadrës përfaqësuese është greku Angelos Anastasiadis, 55 vjeç. Ndodhet që nga viti 2004 në këtë detyrë, duke zëvendësuar serbin Momçilo Vukotiç. Nëntë ekipe janë në karrierën e tij si trajner, midis tyre skuadrat e famshme greke Paok, Panathinaikso dhe Iraklis.
Skuadra
Përfaqësuesja aktuale thuajse është e tëra me lojtarë nga kampionati vendas, me përjashtim të tre mesfushorëve: Konstantinos Makrides (Metalurg Dontesk, Ukrainë), Marios Nicolaou (Panionos, Greqi) dhe Xhejson Demetriou (Leyton Orient, Angli, kategoria e tretë ose League One).
Botërori 2010
Në takimin e fundit zyrtar të kualifikueseve të botërorit 2010, Qipro barazoi në shtëpi 2-2 me Malin e Zi. Në 6 ndeshje ka grumbulluar 5 pikë: 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje (6 gola të shënuar, 9 të pësuar). Renditet në vendin e 4-t në Grupin 8, ku bëjnë pjesë Italia (14 pikë), Irlanda e Veriut (13), Bullgaria (8), Mali i Zi (4) dhe Gjeorgja (3).