Tiranë, vrasja e argjendarit pa autor, Prokuroria pushon akuzën ndaj kosovarit Mulaj
TIRANË- Prokuroria ka pushuar akuzën ndaj shtetasit kosovar që u arrestua për vrasjen e pronarit të argjendarisë, Rapo Sinanaj në tetor të vitit të shkuar.
Nexhat Mulaj qëndroi në burg për rreth dy muaj dhe më pas u la i lirë për mungesë provash. Në një prononcim për News 24 28-vjecari rrëfen të vërtetën e implikimit të tij në vrasje.
“Unë për vete jam i tronditur dhe i shkatërruar për këto dy muaj që kam ndejt në burg, por edhe 30 vjet po të rrija do thoja që këtë krim nuk e kam bërë. Jam i gatshëm të bashkëpunoj kurdoherë me drejtësinë. Kur ka ndodhur ngjarja kam qënë në Lushnje...kur mora vesh se për çfarë akuzohesha iu luta zotit vec të më ruajë mendjen”, rrëfen 28-vjecari.
“Të gjitha ishin të pavërteta. Nexhati kishte vetëm një kartë dhe një pasaportë, kjo e konfirmuar nga autoritetet e ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dërguar me postë, ministrisë së Drejtësisë shqiptare dhe në fund prokurores së cështjes”, tha avokati i tij Ndue Pjetra.
5 muaj nga ngjarja që shkaktoi shumë bujë në opinionin publik, prokuroria dhe policia nuk kanë asnjë pistë apo autor të mundshëm të vrasjes. Vajzat dhe familjarët e 61-vjecarit kërkojnë nga institucionet ligj zbatuese zbardhjen e misterit që shoqëron vrasjen e babait të tyre.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)