Kurti: Kosova sot, është një shtet anormal
PRISHTINË- Albin Kurti gjatë Mbledhjes së Katërt të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje ka deklaruar se Kosova në gjendjen e sotme është një shtet anormal dhe e ka të pamundur integrimin në BE, sic ka thënë ai.
Kurti thotë se Kosova nuk është shtet normal, sepse është shtet i dobët, me protektorat ndërkombëtar e pa ushtri të veten, me Mitrovicën e ndarë dhe varfërinë më të madhe në Evropë.
“Me dialogun në Bruksel që e ka rritur abnormalitetin e shtetit të Kosovës, ka përfituar shteti i Serbisë në kurriz të Kosovës dhe pushteti në Kosovë sërish në kurriz të Kosovës. Me lëshimet pe në Bruksel ndaj Serbisë, Qeveria e Kosovës fitoi vizita të zyrtarëve të saj në Bruksel. Kosova s’fitoi asgjë dhe gjithsesi humbi shumë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, Kosova e ka humbur shansin unik që ta kushtëzojë Serbinë, dhe se Serbia po i shfrytëzon marrëveshjet me Kosovë për të ecur drejt anëtarësimit të saj në BE.
“Pa këtë Qeveri të Kosovës që po i rri gatitu Serbisë, kurrë s’do të mund ta merrte Serbia statusin e vendit kandidat. E, historia na e ka dëshmuar, që sa herë forcohet Serbia, këtë forcë ajo e përdor së pari kundër shqiptarëve”.
(ma.ar/BalkanWeb)