E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Mur Gjithcka per zgjedhje me standarde

Kryeministri Sali Berisha garantoi Drejtorin për Çështjet e Europës Jugore dhe Qendrore, në Departamentin e Shtetit Jonathan Moore se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për standartet më të larta në zgjedhjet e 23 qershorit dhe se do të pranojë rezultatin e dalë prej këtyre zgjedhjeve. Ai i tha në takim Zotit Mur se “Balancimi politik i KQZ dhe të gjithë administratës zgjedhore është guri i themelit që ka çuar në përmirësimin e procesit zgjedhor që nga viti 2005. Ruajtja e këtij parimi, si dhe integriteti i çdo anëtari ka rëndësi themelore për mbarëvajtjen dhe besimin e të gjitha palëve në proces, thotë Berisha. Kryeministri foli me shqetësim për politizimin nga zoti Rama të çështjes së KQZ-së nëpërmjet tërheqjes së dy anëtarëve, duke shpresuar në plotësimin e tyre brenda afateve ligjore.

Berisha takon edhe dy bashkëraportuesit e KiE-së Evans dhe Petrenco
Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Raporteret e Asamblesë parlamentare të KiE-se, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, të cilët ndodhen në Shqipëri për të vlerësuar përgatitjet për procesin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të 23 qershorit.

Berisha vlerësoi bashkëpunimin dhe ndihmën që Këshilli i Evropës i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve, në te gjitha aspektet dhe në veçanti për sa i përket konsolidimit të standardeve të larta të demokracisë. Raporteret e Asamblesë parlamentare të KiE-se theksuan se qëllimi i tyre në këtë vizitë është të vlerësojnë se si faza përgatitore e zgjedhjeve ka ecur deri tani.
Me tej, në takim u diskutua mbi infrastrukturën zgjedhore dhe masat për një proces konform standardeve ndërkombëtare.
Kryeministri Berisha i bëri me dije atyre se arritjet e rëndësishme që janë shënuar gjatë kësaj periudhe të cilat janë një garanci solide për zhvillimin e një procesi zgjedhor konform standardeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira e të ndershme.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›