Opozita Ne tetor rinisin protestat Qamil Xhani
Opozita do te nise ditet e para te tetorit protestat ne te gjithe vendin per te kulmuar me nje proteste te madhe ne kryeqytet. Takimi i zhvilluar pasditen e djeshme mes aleateve te Partise Socialiste ka vendosur zyrtarisht fillimin e protestave ne gjithe vendin. Per rreth nje ore drejtuesit e partive qe perbejne koalicionin opozitar kane diskutuar per metodat qe do te perdorin per provokimin e zgjedhjeve te parakohshme dhe mobilizimin e gjithe elektoratit ne protesta. Takimi i aleateve ka nisur rreth ores 1730 ne nje prej lokaleve ne sheshin Deshmoret e Kombit te Kullat Binjake. Ne takim kane marre pjese kryetari i PS Edi Rama kryetari i PBDNJ Vangjel Dule kreu i PDS Paskal Milo kreu i PSD Skender Gjinushi kryetari i PDK Nard Ndoka kreu i Grupimit G99 Erion Veliaj dhe kreu i PLD Spartak Ngjela. Ka marre pjese dhe Zogaj. Burime nga takimi thane per Koha Jone se kreret e koalicionit opozitar kane rene dakord qe te nisin protestat duke konfirmuar dhe qendrimin e hershem te kreut te PS-se Edi Rama. Si datat me te mundshme per zhvillimin e protestes masive ne Tirane eshte percaktuar 30 tetori. Nderkohe qe percaktimi final i saj do te behet gjate diteve ne vijim. Ne biseden e zhvilluar me krereve te koalicionit nisja e protestave eshte argumentuar me mos arritjen e nje rezultati me negociatat mes PD dhe PS per transparencen e zgjedhjeve. Ndersa aleatet kane rene dakord qe nisja e protestave te sherbeje dhe per provokimin e zgjedhjeve te parakohshme duke kerkuar dhe largimin e qeverise. Por vec kesaj nisja e protestave eshte pare dhe si nje menyre per te karikuar elektoratin per zgjedhjet e pritshme lokale. Pas takimit te aleateve te opozites kreu i PS-se ka autorizuar vetem kreun e PDS-se Paskal Milo dhe kreun e PLD-se Spartak Ngjela qe te flasin per mediat. Te dy perfaqesuesit kane qene kategorik ne vendimin per nisjen e protestave. Ndersa Milo ka lene te kuptohet se ka ende mundesi per arritjen e marreveshjes politike duke i lene edhe pak kohe mazhorances. Vazhdimisht opozita eshte duke kerkuar ne parlament marreveshje per zgjedhjet por mazhoranca nuk po reflekton dhe nese do te kete nje sjellje te tille edhe javen e ardhshme nuk ka me kuptim qe ta vazhdojme kete dialog te shurdhet tha Milo. Kreu i PDS-se ka theksuar se rruga e protestave eshte nje vendim qe vjen i detyruar nga ana e mazhorances duke qene se ende nuk ka plotesuar kerkesat e opozites. Ne do presim vetem pak kohe akoma dhe me pas do tu kthehemi protestave masive per ta detyruar mazhorancen qe te plotesoje rezoluten e Parlamentit Evropian dhe kushteve te percaktuara brenda saj tha Milo. Ai shtoi se protestat do te nisin nga rrethet per te kulmuar me pas ne kryeqytet. Me i ashper dhe kategorik ne qendrimin e tij ka qene Spartak Ngjela. Ai ka theksuar se protestat do te kulmojne me largimin e qeverise. Morem persiper te drejtojme njerezit drejt protestave qe do te fillojne gjate muajit tetor ne te gjithe Shqiperine. Ceshtja eshte manipulimi i votave dhe degradimi ekonomik humbja e perspektives dhe coroditja e madhe qe vjen nga kjo qeveri. Ne do te protestojme deri ne rrezimin e kesaj qeverie u shpreh Ngjela.