E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takon Stiller, bashkëpunime në fushën e energjetikës

TIRANë- Kryeministri Berisha zhvilloi sot një takim me Zv/Drejtorin e Bankës Gjermane për Zhvillim KFë, z. Roland Siller, shoqëruar nga Ambasadori gjerman në Tiranë, z. Bernd Borchard dhe përfaqësues të zyrës së KFë në Tiranë. Kryeministri Berisha vleresoi për mbështetjen e konsiderueshme financiare që qeveria gjermane i ka dhënë Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit financiar të cilat zbatohen nga KFë, në sektorë si furnizimi me ujë dhe kanalizimet, energjetika dhe sektori ekonomik e financiar. Ndërkohë, Ambasadori gjerman Borchard theksoi se ndihma financiare e qeverisë gjermane, vetëm dy vitet e fundit, ka arritur në 120 mil Euro. Dy projekte të rëndësishme në fushën e energjisë, të cilat do të financohen së shpejti, janë; Linja unazore 110 kV në jug të Shqipërisë dhe Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Kosovë. Kryeministri Berisha theksoi se prioritetet shumë të rëndësishme për bashkëpunim në të ardhmen, mbeten ato në sektorin e furnizimit me ujë dhe energjetika, duke u ndalur veçanërisht në tre drejtime kryesore: eficencën e energjisë dhe energjinë e rinovueshme, mbështetje për ndërtimin e hidrocentraleve të vegjël, si dhe projekte të tjera për transmetimin e energjisë.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›