Xhaferri: Në 2009 turizmi është rritur me 36%
TIRANE- Gjatë vitit 2009 turizmi në Shqipëri ka pësuar një rritje prej 36 % në krahasim me një vit më parë. Në analizën e fundvitit zhvilluar në ministri, ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferri tha sot për mediat se “Viti 2009 ka qënë një vit i suksesshëm për fushën e turizmit”. Një faktor i rëndësishëm sipas tij ka qënë dhe investimi i i qeverisë gjatë këtij viti në infrastrukturë. Xhaferri ka tërhequr vëmendjen që gjatë viteve të ardhshme të bëhet një ndërgjegjësim më i mirë i pushuesve dhe bashkive të zonave turistike për mirëmbajtjen e këtyre resurseve, pasi dëmi më i madh që mund të vijë për turizmin është mungesa e pastrimit”. Ndër të tjera ministri ka vlerësuar rolin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në promovimin e vlerave turistike me realizimin e një sërë botimesh promocionale në këtë fushë, si “40 Hanet”, “Guida e vizitorëve”, “Natyra dhe aktivitete”, “Trashëgimia Kulturore” , “Itinerare nëpër Shqipëri dhe të tjera.(m.a/News24/BalkanWeb)