E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: OSSH të mos bëjë ndërprerje kolektive të energjisë

TIRANE- Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti i kërkon kompanisë ceke, CEZ që është dhe pronari i ri OSSH-së që të mos bëjë kufizime të energjisë për qytetarët, ashtu sic po vihet re ditët e fundit në disa zona të vendit. Sipas tij, në kontratën me shtetin shqiptar, investitori ka marrë përsipër të furnizojë pa ndrëprerje me energji qytetarët dhe në rastin e mosshlyerjes së detyrimeve, të bëjë ndrëprerje individuale. “Nga informacionet që kam marrë ditët e fundit të cilat dhe i kam verifikuar më del që OSSH-ja në një mënyrë të padrejtë është duke bërë stakime dhe për zona të tjera në Shqipëri për të cilat nuk duhet të bëjë stakime. Ne kemi firmosur një marrëveshje me OSSH-në që të ketë furnizim 100% për të gjithë konsumatorët, kemi një marrëveshje që nuk mund të ketë dënime kolektive. Edhe pse një pjesë e një lagjeje nuk paguan energji elektrike nuk mund të vuajë e gjithë lagjia apo i gjithë qyteti. Në qoftë se kanë pakënaqësi në lidhje me rritjen e cmimit të energjisë nuk mund të reagojnë duke ndërprerë energjinë elektrike sepse në këtë nuk do ta lejojmë” thekosi inistri Prifti. Kreu i Energjetikës ka zbardhur edhe detaje të skemës të subvencionimit të energjisë elektrike, nga e cila do të përfitojnë 280 mijë familje, mes të cilëve pensionistët, invalidët, familjet me ndihmë ekonomike, me fëmijë jetimë, si dhe buxhetorët me pagë të ulët nën 350 mijë lekë të vjetra në muaj. “Kompensimi do të jetë i plotë, shkon deri në shifrën 960 lekë të reja në muaj për familjet që kompensohen sepse ruan të gjitha rritjet e cmimeve që janë bërë dhe nga vitet e tjera, përfshi rritjen që do të bëhet në vitin 2010” shpjegoi Prifti. Ministri i Energjetikës i është përgjigjur dhe ultimatumit të kompanisë CEZ lidhur me vendosjen e afatit një javor për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të energjisë të institucioneve shtetërore, një borxh që sipas OSSH-së arrin në rreth 3 miliardë lekë. Sipas Prifit, qeveria është gati ta paguajë këtë shumë, pasi ajo të njihet nëpërmjet një rakordimi mes kompanisë dhe institucionit debitor. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›