E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionistët marrin shpërblimin: E mjaftueshme vetëm për kafe

TIRANE- Pensionistët kanë tërhequr sot shërblimin e dhënë nga qeveria për festat e fundvitit. Të pakënaqur nga shuma prej 2500 lekësh, ata shprehen se do ta përdorin atë për të pirë kafe apo për të bërë ndonjë dhuratë, pasi shpërblimi nuk mjafton për gjë tjetër. “E mora shpërblimin do ta përdor për dhurata për fëmijët. Prisnim më shumë se me zor e kemi pritur këtë demokraci dhe kemi luftuar për këtë ditë.” shprehen pensionistët. Krahasuar me një vit më parë, shpërblimi për pensionistët dhënë për festat e fundvitit u përgjysmua dhe për herë të parë, qeveria përdori krizën si argument për mungesën e fondeve. Një fakt ky i mohuar prej saj që prej fundit të vitit 2008. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›