E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Dubrovnik: Mbështetje Bosnjës dhe Malit të Zi

Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ka marrë pjesë në Takimin e Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut në Dubrovnik të Kroacisë, takim i cili zhvillohej në kuadër të integrimit euroatlantik të Evropës Juglindore, kontributit të përbashkët në operacionet paqeruajtëse dhe diplomacisë publike.

Meta është angazhuar për të asistuar Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën të përgatisin programet vjetore për Anëtarësim si për të mbështetur aspiratat e Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës drejt anëtarësimit në NATO. Në përfundim të Takimit, vendet anëtare të Kartës së Adriatikut miratuan një Komunikatë Finale, ku theksonin objektivin për stabilizimin afatgjatë dhe konsolidimin politik të Evropës Juglindore.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›