E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot i paqendrueshem deri te premten

Çadrat dhe veshjet e trasha duket se nuk do t’i mbyllim në garderobë as javën e ardhshme. Reshjet e shiut dhe temperaturat në vlera relativisht të ulëta do të vazhdojnë të mbizotërojnë në vendin tonë deri ditën e premte. Alternime vranësirash dhe kthjellimesh sipas shërbimit Meteoalb do të kemi që në fillim të javës. Pritet një dobësim i reshjeve të shiut, por gjithsesi situatë e njëjtë do të mbetet në jug dhe juglindje të vendit. Dallgëzimi në detin Jon do të jetë 4 deri në 5 ballë. Për shkak të reshjeve temperaturat parashikohet të bien, ndërsa në mesin e javës pritet që termometri të shënojë dhe vlerat më të ulëta. Mot i tillë sipas shërbimit Meteoalb do të vazhojë deri më datë 20 prill. Ndërkohë që kohë me diell dhe temperatura të larta pritet të kemi vetëm dhjetëditëshin e fundit të muajit. Pas një muaji të thatë si marsi ditët me shi sipas shërbimit Meteoalb janë normale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›