Berisha takon komunitetin shqiptar në SHBA

Përpara samitit të NATO-s delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Kryeministri Sali Berisha, u prit nga përfaqësuesit e shoqatave shqiptaro-amerikane të komunitetit në shtetet e Illinois dhe Wisconsin, ku jetojnë e banojnë më shumë se 60 mijë shqiptarë.
Aktivistët i thanë Kryeministrit se presin një bashkëpunim institucional midis diasporës dhe Shqipërisë dhe për këtë u kërkua hapja e një zyre konsullore në qytetin e Çikagos për shqiptarët në Illinois, Ioëa, Indiana, e Wisconsin.
Midis të tjerave kryeministrit Berisha iu kërkua edhe qëndrimi i Kryeministrisë së Shqipërisë për situatat politike jashtë shtetit amë, në Mal të Zi, Preshevë, Maqedoni dhe Çamëri.
Në fokus të tij ishte edhe çështja came, e cila ish parashtruar nga ai qysh nga fillimet e viteve 90 tek pala greke e deri tek Papandreu. Berisha tha se problemi çam është një problem që do të hasë pengesa, por do të gjejë një zgjidhje graduale teknike dhe juridike dhe se ai do të vazhdojë ta parashtrojë atë tek përfaqësuesit grekë.
Në takim Kryeministri u shpreh se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, por do të shqyrtonte këto çështje dhe se do të punojë edhe për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Kryeministri Berisha theksoi se do të bëjë gjithçka për institucionalizimin e raporteve me këtë komunitet të rëndësishëm si dhe shprehu kënaqësinë që komuniteti i Çikagos të jetë pjesë aktive e festimeve të 100-vjetorit të pavarësisë.