Spoti në CNN, KLSH çon në prokurori 6 zyrtarë të ministrisë së Turizmit

Motoja e Shqipërisë për turizmin "Albania a new mediterranean love"
Kontrolli i Lartë i Shtetit do të dërgojë një dosje për ndjekje penale ndaj gjashtë zyrtarëve të Ministrisë së Turizmit. Nga një kontroll i vitit 2008, ushtruar nga KLSH në këtë institucion rezultoi se ishin kryer shkelje sa i takon prodhimit dhe transmetimit të një spoti në rrjetin prestigjioz amerikan CNN.
Duke qenë se për këtë rast nuk kishte asnjë kallëzim penal për arsye subjektive, KLSK ka rishikuar edhe një herë dosjen. Pas kësaj, KLSH ka dalë në përfundimin se 6 zyrtare të MTKRS-së, në hartimin dhe zhvillimin e procedurave të tenderit për spotin në CNN, kanë shpërdoruar detyrën.
Sipas KLSH-së nuk ishte bërë ndarja sa ishte vlera e fondit limit për prodhimin dhe sa ishte për trasmetimin. Gjithashtu transmetimi nuk është tenderuar por është përzgjedhur pa procedura prokurimi në kundërhstimin me ligjin.
http://www.youtube.com/watch?v=LTtepK3HMEY
Megjithëse firma holandeze ÇCP-Roterdam kishte paraqitur ofertë më të madhe se firmat tjetër Ofilvy Albania është përzgjedhur ajo e para. Gjithashtu formulari i ofertës ekonomike të firmës fituese ku është bërë analiza e kostos është i njëjtë me formularin e firmës tjetër dhe ndryshojnë vetëm në vlera.
ÇCP-Roterdam rezulton se është regjistruar në muajin mars 2007 në Gjykatën holandeze dhe në regjistrin e biznesit të këtij shteti, si shoqëri me pergjegjesi të kufizuar me një staf të punësuarish prej dy personash. Pra, koha e shkurtër e krijimit të kësaj shoqerie, numri i vogël i të punësuarve, si dhe mosparaqitja nga ana e saj e një kontratë me CNN, tregon se kjo shoqëri nuk mund të ketë qenë partner me CNN në fushën e prodhimit dhe trasmetimit të spoteve televizive. /F.S