Tragjedi në Himarë, autobusi bie në humnerë, dyshohet për 12 studentë të vdekur

Foto Ilustruese
HIMARE, UPDATE- 17:21- Ka ardhur edhe njoftimi i parë zyrtar nga ministria e Brendshme e cila ka njoftuar se rreth rreth orës 16:15 është marrë një njoftim për një aksident në Qafë e Vishës ku është përfshirë autobusi me targa EL 2274 V me të cilën po udhëtonin disa studentë. Menjehërë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta policie, nga njësia Delta Forcë dhe efektivë të policisë rrugore. Sipas njoftimi të policisë, deri në këto momente janë nxjerrë nga autobusi rreth 25 studentë të cilët janë transportuar për në spital. Policia ka ngritur një grup pune për menaxhimin e situatës.
17:11- Të dhënat e fundit tregojnë se në autobusin e aksidentuar në Sarandë kanë qenë 49 studente të Universitetit Aleksandër Xhuvani te qytetit te Elbasanit. Autobusi ka qenë vetëm me femra, ndërsa po udhëtonte në drejtim të Sarandës. Dyshohet se numri i viktimave mund të ketë shkuar në 12-të, sipas te dhenave te N/kryetarit te Bashkise se Himares. Vajzat studente mendohet se ishin ne nje akspedite dhe i perkisnin fakultetit te Gjuhë Letersisë. Nuk dihet se sa ishte numri i stafit pedagogjik qe shoqeronte studentet.
16:57- Informacionet e fundit nga deshmitaret ne vendin e ngjarjes bejne me dije se behet fjale per te pakten 5 viktima ne autobusin me 50 nxenes qe u rrezua pak minuta me pare ne aksin Sarande- Himare. Policia e shtetit ka konfirmuar se nga aksidenti i rende ka viktima.
Po ashtu njoftohet se rreth 30 nxenes mund te jene nxjerre te plagosur nga aksidenti, ndersa jane nisur menjehere per ne spitalet me te aferta. Policia nderkaq ka konfirmuar se nxenesit jane gjimnaziste nga qyteti i Elbasanit. Nje helikopter i ministrise se Shendetsise eshte nisur drejt vendit te ngjarjes.
13:33- Një autobus me 50 nxënës mendohet se ka dalë nga rruga në afërsi të vendit të quajtur Qafa e Vishës në Himarë.
Raportimet janë kontradiktore, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me aksidentin dhe pasojat e tij.
Autobusi mendohet të jetë aksidentuar në aksin Himarë- Sarandë. Policia dhe forcat e zjarrefikesve mesohet se jane nisur per ne vendin e ngjarjes. Nga te dhenat e para mesohet se autobusi eshte me targa te qytetit te Elbasanit.
Vetëm pak ditë më parë në Radhimë një makinë e tipit fuoristradë doli nga rruga duke lënë të plagosur 10 maturantë, ndërsa një tjetër maturant u hodh nga kati i katërt i një hoteli pak ditë më parë duke mbetur i plagosur rëndë, ndërsa po qëndronte me bashkëmoshatarët e tij në qytetin bregdetar.