Berisha takon kreun e PDSH
Kryeministri Berisha ka pritur dje në zyrën e tij kryetarin e PDSH-së së Maqedonisë, Menduh Thaçin. Gjatë takimit, dy bashkëbiseduesit folën për zhvillimet e fundit në Shqipëri, si dhe në Maqedoni, duke e vënë theksin te zgjedhjet e ardhshme legjislative. Kryeministri Berisha, pasi ka vlerësuar rolin e partive shqiptare në Maqedoni, u ka bërë thirrje atyre që të angazhohen për një proces zgjedhor paqësor dhe demokratik. Ndërsa Thaçi, nga ana e tij, pasi ka përshëndetur Shqipërinë për marrjen e ftesës së NATO-s, ka dhënë garancinë e tij për një proces zgjedhor sipas standardeve evropiane. Më tej, dy zyrtarët janë shprehur në të njëjtin qëndrim, se vendi i rajonit të Ballkanit është në BE dhe në NATO.