LSI: Qeveria të ndërhyjë për rritjen e çmimeve
Lëvizja Socialiste për Integrim i bën thirrje qeverisë që urgjentisht të marrë masat për përballimin e kësaj situate që kërcënon konsumatorët shqiptarë dhe bizneset. Deputeti Nikollaq Neranxi shprehu shqetësimin për alarmin e madh të dhënë ditët e fundit nga institucionet ndërkombëtare, për rritjen e çmimeve në artikujt ushqimorë, të cilat edhe aktualisht janë shumë të larta.
"Vala e efektit të krizës globale ende nuk ka mbërritur me gjithë forcën e saj në Shqipëri, ndërkohë që shihet se nuk ka asnjë masë preventive nga qeveria dhe institucionet tona financiare", tha ai. Në këndvështrimin e Neranxit ekzekutivi duhet urgjentisht të marrë masat për përballimin e kësaj situate që kërcënon konsumatorët shqiptarë dhe bizneset. Ai nënvizoi faktin se mungesa e këtyre masave do të bëjë që në Shqipëri të thellohet edhe më shumë varfëria dhe do të ketë ulje të nivelit të jetesës së qytetarëve. "Ndërkohë, bizneset e ligjshme po përballen me presionin fiskal të ushtruar nga qeveria në mënyrë selektive, po përballen me rrezikun e falimentimit", u shpreh Neranxi. Njëkohësisht ai i bëri thirrje edhe qeverisë që të rishikojë politikën e taksës së sheshtë që "sipas nesh nuk solli asgjë tjetër veç shtimit të informalitetit dhe trajtimit selektiv të këtyre bizneseve, duke dëmtuar më shumë biznesin e vogël".