Berisha rrit pagat për disa sektorë të administratës publike
Kohë të arta për një pjesë të administratës publike. Në të njëjtën ditë kur qeveria ka firmosur shkarkimet në Ministrinë e Arsimit dhe atë të Transporteve, nga ana tjetër me anë të disa vendimeve ka shtuar pagat e një pjese të administratës publike. Ndryshe nga pjesa tjetër, "fatlumët" e administratës duhet t‘i gëzohen këtij lajmi që rrit të ardhurat e tyre mujore. Auditi i Brendshëm, Agjencia për Koncesionet, Ministria e Ekonomisë dhe Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive do të përfitojnë "shpërblimin mujor" që Këshilli i Ministrave ka menduar për ta në ditën e një majit, duke i konsideruar në këtë mënyrë si punëtorët më të mëdhenj të administratës publike.
Auditi i Brendshëm
Më të privilegjuarit këtë herë kanë qenë anëtarët e Komitetit të Auditit të Brendshëm, të cilët kanë fituar masën e shpërblimit prej 15 mijë lekësh të reja për çdo muaj. Me një vendim të posaçëm, Këshilli i Ministrave përcakton një shtesë page për anëtarët e Auditit të Brendshëm.
Agjencia për Koncesionet
Po kështu një rritje page mujore në masën 10 mijë lekë do të ketë edhe për nëpunësit e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. Për pozicionin "titullar i institucionit" vlera e shtuar mbi pagën mujore do të jetë 13 mijë lekë të reja. Për pozicionet drejtor, përgjegjës sektori dhe specialist në drejtoritë dhe sektorët teknikë të institucionit, vlera e shtuar mbi pagën mujore do të jetë 10 mijë lekë të reja. Kjo agjenci është përfshirë në fushën e veprimit pas vendimit të qeverisë në korrik të vitit të kaluar dhe është në varësi nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Mbas miratimit të vendimit nga ana e institucionit dhe Ministrisë së Ekonomisë është kërkuar që për shkak të specifikave të tij, kualifikimit të lartë të nëpunësve në drejtim të koncesioneve, të aplikohet për titullarin e institucionit dhe nëpunësit në njësitë teknike të tij, shtesë për kushte pune. Si shembull analog të aplikimit të këtyre shtesave mund të përmendim Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, apo Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ose Agjencinë e Prokurimit Publik. Efektet financiare për këtë shtesë pagash prej 13 mijë dhe 10 mijë lekësh do të përballohen nga fondet e miratuara për këtë institucion për vitin 2008.
Ministria e Ekonomisë
Gjatë kësaj periudhe, me një vendim të Këshillit të Ministrave në prill të vitit 2008 "për krijimin dhe mënyrën e funksionimit të njësisë së mbikëqyrjes së lojërave të fatit", është krijuar një institucion i ri, i emërtuar Njësia e Lojërave të Fatit, i përbërë prej 11 punonjësish, dhe është në varësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Në total numri i punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës do të bëhet 508 punonjës. Fondet e nevojshme financiare për këtë shtesë të numrit të punonjësve janë parashikuar të përballohen nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
ILKDP
Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave kanë paraqitur dje në mbledhjen e qeverisë propozimin për një rritje rroge për nëpunësit e Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Qeveria ka përcaktuar dje strukturën e re të nivelit të pagave të nëpunësve të disa institucioneve, të cilat janë në varësi të disa ministrive. Edhe institucionet e pavarura kanë përfituar nga vendimi më i fundit i qeverisë, ku kanë fituar vetëm një rritje rroge në masën 10 mijë lekë të reja.
ILKDP
Laskaj, shtesë prej 10 mijë lekësh për punë të vështira
Qeveria ka miratuar dje një ndryshim në vendimin nr. 901, datë 19.12.2007, "për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë, nëpunësve të kabineteve dhe punonjësve mbështetës në administratën e disa institucioneve të pavarura.
Nëpunësit në pozicionet "inspektor i lartë" dhe "ndihmësinspektor i lartë", në Inspektoratin e Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, përfitojnë shtesë për kushte pune 10 mijë lekë mbi pagën mujore të kategorisë përkatëse. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2008. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 18 e 29, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999,"Statusi i nëpunësit civil", të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.05.1999 "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, të ligjit nr.9584, datë 17.07.2006, "Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera, të pavarura, të krijuara me ligj, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave vendosi që të bëjë ndryshimet e përcaktuara më lart. Përcaktimi i pagave të nëpunësve civilë është një detyrim që rrjedh nga neni 7 dhe neni 9 i ligjit nr. 8584 datë 17.07.2006. Objekt i veprimtarisë së këtij vendimi është edhe Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive. Për këtë inspektorat është përcaktuar gjithashtu edhe kategorizimi i pozicioneve të punës për funksionet e veçanta, siç është ai i inspektorit të lartë, ndihmësinspektorit të lartë, përgjegjësit të studios së monitorimit, monitoruesit, inspektorit dhe inspektorit në drejtorinë e inspektimit.