Berisha takon kreun e USAID: Prioritet reforma në Shëndetësi
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha priti sot në një takim drejtorin e ri të USAID në Tiranë, Joseph Williams, me rastin e emërimit të tij në këtë detyrë. "USAID ka mbështetur fuqimisht reformat tona në ngritjen e një sistemi të Qeverisjes elektronike si Taksave elektronike, prokurimeve, regjistrimit të biznesve, një reformë kjo shumë efikase në rritjen e transparencës dhe luftën ndaj Korrupsionit"- theksoi kryeministri Berisha. Gjithashtu ai përmëndi edhe mbështetjen që USAID ka dhënë për forcimin e kapaciteteve në qeverisjen lokale. Z.Williams nga ana e tij theksoi se Shqipëria ka arritur rekorde në vendosjen e sistemeve elektronike, si dhe në shkallën me të cilën ka penetruar sistemi i teknologjisë së Informacionit në administratën publike, por edhe në Arsim. Kryeministri theksoi se prioritet madhor mbetet reforma në Shëndetësi, e cila do ta zbatohet me vendosmëri pavarësisht kostos që do të ketë kjo reformë. Kreu i USAID shoqerohej ne kete takim Deborah Jones, zëvëndësambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.(m.a/News24/BalkanWeb)