Dosjet, PD ankimim në Strazburg. Doda: Gjykatësit mbështetën krimet
Maxhoranca jo vetëm që nuk do të tërhiqet nga një ligj i lustracionit, edhe pse gjykata Kushtetuese e rrëzoi atë, por do të organizojë një referendum popullor për këtë cështje.Deputetja demokrate Mesila Doda deklaron se ligji i ri për të hapur dosjet do të jetë së shpejti në parlament.
• “Dosjet”, gjykatësit në konflikt interesi
“Së pari, paraqitja e një ligji të ri në parlament për pastërtinë e
figurave të shtetit shqiptar. Së dyti dërgimi i këtij ligji në gjykatën
europiane të të drejtave të njeriut në Strazburg. Ju bëj me dije
gjithashtu se sëbashku me kolegë të tjerë nuk do ngurojmë që të
ndërmarrim nismën e një referendumi popullor për këtë çështje madhore.
Do marrim këtë nismë në mënyrë që xhelatët të mos qëndrojnë më në
pushtet dhe që Shqipëria të ndahet një herë e përgjithmonë nga e kaluara
e saj komuniste” tha Doda.
Për maxhorancën vendimi unanim për të shpalluar antikushtetues ligjin e
lustaracioni, vjen nga një trupë gjykuese tërësiht në konflikt interesi,
e cila prekej prej tij.“Gjykatësit që votuan për abrogimin e ligjit
janë po ata që kanë marrë vendime për vrasje njerëzish të pafajshëm deri
në vitin ’89. Janë po ata mbi të cilët rëndojnë krimet më të rënda
kundër njerëzimit në këtë vend” tha Doda.
Edhe të përndjekurit politikë kërkojnë hapjen e dosjeve, madje
paralajmërojnë dhe protesta.“është koha të hapen dosjet pa përjashtim
për të gjitha administratën, politikanë, që nga nëpunësi i thjeshtë e
deri tek kryetari i shtetit. çdo heshtje ndaj hapjesë së dosjeve do të
na detyrojë të nisim protestat demokratike për të pastruar politikën nga
e kaluara e diktaturës” tha kryetari i shoqatës së të përndjekurve
politikë, Besim Ndregjoni.
Gjykata Kushtetuese pati pezulluar ligjin e spiunëve deri në një vendim
të komisionit të Venecias. Sipas këtij institucioni ndërkombëtar, ligji
në fjalë ishte anti kushtetues. Të njëjtin verdikt ka dhene në
unanimitet por disa muaj më vonë dhe Kushtetuesja.
Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e hënë , 01 shkurt 2010 )
< I mëparshmi