Islami: Deputetët socialistë në kuvend në fillim të marsit
TIRANE- Brenda Partisë Socialiste po rritet presioni për mbledhjen sa më parë të Asamblesë Kombëtare përpara uljes në tryezë me presidentin Topi. Deputeti Kastriot Islami pas kthimit nga Strasburgu tha se është koha e forumit të lartë drejtues ndërsa akuzoi Berishën se në 19 vjet ka kërkuar diversion brenda së majtës “Ka 18 vjet që kërkon diversion në PS, dhe me sa duket këtë radhë sponsorizon vetëm Ramën për të bërë këtë diversion dhe për të cuar në një fragmentim tjetër të Partisë Socialiste. Duhet bërë një vlerësim i situatës konkrete, duhet marrë në konsideratë dhe njëherë tjetër cështja e bojkotit e cila mund të ciftohet keq në 4 mars me cështjen e respektimit të Kushtetutës përsa i përket mbarimit të mandatit. ” deklaroi Kastriot Islami. 6 muajt me parë, Islami dhe depuetët të “Lëvizjes për mendim ndryshe” paralajmëruan se do të hyjnë në muajin mars në Kuvend për të mos lejuar djegien e e mandateve. Islami shprehet i sigurt se në fillim të marsit në sallën e kuvendit do të jenë të 64 deputetët socialistë, ndërsa argumenton se mandatet dhe bojkoti janë 2 cështje të ndryshme. Brenda 10 shkurtit pritet që në Shqipëri të mbërrijë delegacioni i Asamblesë Parlametare të Këshillit të Europës kryesuar nga presidenti i kësaj asambleje. Burimet jo zyrtare konfirmojnë bisedimet qe ky mision do të këtë me drejtuesit e kampeve kryesore politike për të shkuar më pas në një tryezë negociatash të kryesuar nga Presidenti Topi. Por deri më sot nuk ka asnjë konfrimim zyrtar për ditën e mundshme si dhe pjesëmarrjen zyrtare të kryeministrit Berisha përballë tezës së socialistit Rama se hetimi i zgjedhjeve përfshin së pari hapjen e kutive të 28 qershorit. (e.n/News24/BalkanWeb)