E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha te Arvizu: Terroristët, dënim të merituar

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha duke shprehur ngushellimet e tij për ngjarjen tragjike të shkaktuar nga sulmi i ndodhur mbi Ambasadën e SHBA në Bengazit të Libisë, ka deklaruar se terroristet do te marrin denimin e merituar.

Berisha u prit nga ambasadori amerikan, zoti Aleksandër Arvizu, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta si dhe keqardhjen e thellë për humbjen e rëndë të jetëve njerëzore në këtë akt barbar, terrorist.

“Kjo ishte një ngjarje tronditëse për Amerikën, por edhe për shqiptarët dhe miqtë e saj kudo në botë dhe shprehu besimin se këta terroristë do të marrin dënimin e merituar”- thuhet ne deklaraten e kryeministrise.

Nga ana e tij, ambasadori Arvizu shprehu mirënjohjen për mesazhet e shumta të solidaritetit të marra nga autoritetet shtetërore dhe qytetarët shqiptarë.

Në shprehje të ndjenjave të simpatisë dhe solidaritetit njerëzor, Kryeministri la një shënim në librin e ngushëllimeve të hapur nga ambasada me këtë rast

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›