AK: Berisha foto me vrasësit më famëkeq në vend

Kryetari i Aleancës KuqeZi Z.Kreshnik Spahiu e fton shtetasin Sali Berisha të mos e humbasë qetësinë në prag të publikimit të dosjes së krimeve të kryera prej tij gjatë 22 viteve të sundimit në politikën shqiptare.
“Aleanca KuqeZi i bën thirrje shtetasit Sali Berisha të tregojë urgjentisht lidhjet e tij të ngushta me të pandehurin Ilir Xhakja dhe arsyet e lirimit të tij pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 8 Majit të vitit 2011. Aleanca KuqeZi e fton shtetasin Sali Berisha të botojë në të gjithë gazetat e tij fotot në të cilat ka dalë krahë për krahë me disa nga vrasësit e Shijakut, Sukthit, Maminasit dhe Durrësit në fushatën elektorale në qarkun e Durrësit. Gjithashtu Aleanca Kuqezi fton shtetasin Sali Berisha të publikojë listën e plotë të gjithë vrasësve të liruar me urdhër të ministrit të drejtësisë në para zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2011”, thuhet në reagim. Kryetari i Aleancës KuqeZi deklaron se Berisha së bashku me deputetët e Partisë Demokratike patën mundësinë të hetojnë gjatë periudhës së komisionit hetimor parlamentar të ngritur ndaj ish-nënkryetarit të KLD-së, Kreshnik Spahiu.
Kjo parti thotë se askush nuk mundi të gjente prova për implikime të veprime të jashtëligjshme. “Pas kontrollit të çdo shkrese, inspektimi, dosje dhe flete votimi dhe cdo vendimmarrje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me gjithë tendencën politike të hetimit, rezultoi së Zëvendëskryetari I Këshillit të Lartë të Drejtësisë kishte kryer dhe përmbushur konfrom ligjit të gjithë detyrën e tij. Në përfundim të hetimit të detajuar nga komisioni hetimor rezultoi se Zëvendëskryetari I Këshillit të Lartë të Drejtësisë kishte kryer vetëm një shkelje atë të prishjes së marrëdhënieve të shtetasit Sali Berisha me qarqet anti-shqiptarë të Athinës”, thuhet më tej. /Start/
2012-09-19 13:44