Berisha: Topi e Spahiu liruan vrasësin e kryekomisarit

Berisha tha se qeveria do të bëjë ndryshime të nenit për vrasjen e policëve, duke forcuar dënimet për autorët.
“Duhet një ndryshim të ligjit për vrasjen e punonjësve të policisë. Kam besim se opozita do ta votojë këtë ndryshim. Të ngresh dorën kundër policisë, meriton dënim kapital. Ne nuk kemi ndëshkim maksimal, por kemi dënim përjetë. Ky nen duhet të dërgohet sa më parë në Parlament dhe kjo është edhe një mbështetje e madhe që policia e Shtetit meriton. I shpreh mbështetjen më të plotë dhe vlerësimin më maksimal të kësaj qeverie. Shkalla e zbulimit të krimit është absolutisht e niveleve më të larta që ekziston”, tha Berisha në mbledhjen e qeverisë.
Ai shtoi se një problem madhore gjatë këtyre viteve është edhe drejtësia. “Natyrisht një problem madhor dhe i tmerrshëm është krijuar gjatë këtyre viteve nga organet e drejtësisë. Duke shprehur vlerësimin tim të palëkundur për Gjykatën e Krimeve të Rënda, pa vendosmërinë e këtij sektori, Shqipëria nuk do të mund të kishte realizuar objektivat. As shpartallimin e mbi 200 bandave, as anëtarësimin në NATO dhe as heqjen e vizave. Ata kanë qenë një grup gjyqtarësh dhe prokurorët, që kanë bërë maksimumin. Por, raste të tjera jo të pakta të komprometimit të thellë nga segmente të inkriminuara të politikës janë realitete. Vrasësi i kryekomisarit, rezulton se ishte liruar me kërkesë të drejtuesit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Topit dhe faqeziut të tij. E dini pse i duhej? Të kërcënonte kushërinjtë e tij pasi nuk u merrte dot tokat. Ndaj vendoste nën presion gjykatësit për të liruar dikë që ishte dënuar disa herë”, theksoi Berisha.
Sipas tij, edhe një gjykatës tjetër ka liruar autorin e vrasjes së dy vëllezërve me urdhër nga krerët e KLD-së, duke përfituar më pas detyra më të larta. “Bëj thirrje të mos përbaltet sistemi i drejtësisë. Prokurori ka qëndruar, pavarësisht nga kërcënimet që ka marrë. Nuk ka kërkuar eskortë, ka pasur në dorë ligjin. Por, hanxharët e KLD-së kishin kërkuar moszbardhjen e vendimit. Nuk ka rast më të shëmtuar. Janë tre fëmijë që humbën babanë e tyre. Efektivët humbën një njeri të përkushtuar. Policia ka mbështetjen dhe vendosmërinë e saj për t’i dhënë përgjigjen e merituar”, shtoi.
Gjithashtu, kryeministri kërkoi ashpërsimin e ligjit për vrasjet që kryhen për gjakmarrje ose hakmarrje. “Nuk shkohet përpara me këtë trashëgimi thellësisht negative. Sot, ata të cilët vrasin për hakmarrje, dëshmojnë se udhëhiqen nga demonë të urrejtjes, egërsisë njerëzore. Të dalësh në pritë dhe të vrasësh një vajzë 16-vjeç, mund të vrasësh të gjithë shoqërinë”, shtoi ai.
Me heqjen e imunitetit “shpëtuam” nga referendumi
Berisha përshëndeti edhe vendimin për heqjen e imunitetit, i miratuar mbrëmë me konsensus në Parlament. “Në prag të statusit kjo merr një vlerë të veçantë, sepse nuk mund të kishte imazh më negativ që mund t’u dërgonin partnerëve tanë. Disa muaj më parë, Republika e Sllovakisë bëri këtë votim që bëmë ne ditën e djeshme. Ne duhet të frymëzohemi nga shembuj pozitiv. Konsensusi që u arrit për këtë ligj ka vlerë shumë më të madhe nëse sot se kjo do të mund të realizohej me vota të njëanshme. Kjo dëshmon për një ndërgjegjësim tërësor të forcave politike që nderuar veten duke votuar për heqjen e imunitetit për ministrat, deputetët dhe gjykatësit”, tha Berisha.
Sipas tij, varianti i propozuar nga mazhoranca ishte më radikal, pasi parashikonte kontrollin e banesës dhe ndalimin. “Imuniteti përbën një garanci për opozitën që të mbrojë pikëpamjet që ajo mbron. Kështu që edhe ndërhyrja me të cilën opozita modifikoi draftin tonë, ka mirëkuptimin tonë të plotë. Por kontrolli i banesës, më tha dikush që: më parë kalo Adriatikun në këmbë se sa të kontrollosh banesat e tyre (deputetë të opozitës). Në vitet që vijnë do të bashkëpunojë sërish me opozitën për të lejuar edhe kontrollin e banesave. Them edhe një herë, se ndihem shumë i lehtësuar. Ka qenë vendim inextremis, vendimi për të ecur drejt referendumit. Ai që humbet një referendum dhe shkon pas të dytit, ai ndërmerr një vendim tjetër. Nuk ka humbje më të rëndë se sa humbja e një referendumi. Megjithatë, ishim të vendosur të shkonim tek sovrani për këtë çështje me rëndësi. Me votën e tij dje, iu kurseu taksapaguesve shqiptarë edhe shumë milionë euro që do të duheshin për organizimin e referendumit”, shtoi ai. /S.Ll/Start/
2012-09-19 11:49