E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Berisha ka humbur kontrollin, shpif dhe baltos

 Topi thotë se kryeministri, sa herë e ndjen veten në rrezik nga një dështim politik, humbet kontrollin.

“Ju e dëgjuat dje kur pak minuta para heqjes së imunitetit tha se nuk ka fakte, por me zhargonin e tij konfliktual, të një njeriu të paemancipuar, përçarës e baltosës, e lidhi emrin tim me vrasjen kriminale të gjyqtarit Konomi dhe pronat e familjes së tij. Kryeministri drejton policinë e shtetit, shërbimin sekret dhe ka detyrimin ligjor, por edhe të gjithë aksesin për informim zyrtar. Ai nuk heton, nuk zbardh të vërtetat e mëdha vetëm shpif sepse për të nuk ka rëndësi e vërteta, siç ka bërë në 22 vjet për të gjitha vrasjet politike e mafioze”, thekson Topi.

Për sa i përket emërimeve në KLD, Topi thotë se ato janë bërë sipas të gjitha procedurave. “Unë kam bindjen se Kryeministri i sotëm dhe klani i tij, që mban peng politikën, Partinë Demokratike, qeverinë, parlamentin, institucionet kryesore të vendit, median dhe debatin publik, - përbëjnë një kërcënim për demokracinë, kërcënim për aspiratat tona integruese, kërcënim për shtetin e së drejtës dhe për drejtësinë shoqërore, kërcënim për interesat madhore të vendit dhe për miqësinë me partnerët tonë ndërkombëtarë”, thotë më tej Topi. /Start/

                                                                                             2012-09-19 13:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›